>
LETERSISHQIP

Orët E Tokës

Zemra kërkon rrahjet tek muzgut i prek drithërimat,
mjergullave të trishta
dimrave që përkulen urë ndërrimit të viteve.
Ftohtësisë veshur në tisin e borës së bardhë,
jeta premtim i pambajtur.

E paqtë vizioneve të shfaqura,
tek gjurmët ndjek siluetës vetmi,
pallatet e zgavërta trembin gjumin e vonuar
thyejnë ëndrrat e zbritura nga koha e largët,
e pluhuri i harresës bashkë me shtjellat gri
mbështjell me sytë e natës,
brishtësinë poshtë rrënojave,
që s’do mundet kurrë të përshëndesë të nesërmen.

E unë lus,
agime pa denesë sërish të vijnë
akrepave të thyer
pas orëve më të errëta të tokës.