>
BIOSHQIP

Ryva Kajtazi: “Nuk U Referohem Më Festivaleve...”

03-04-2014
Ryva Kajtazi, këngëtarja bukuroshe e cila tash e një kohë jeton në Prishtinë ka rrëfyer për teksteshqip për pasionin e saj për muzikën si biznesin e saj të ri. Së fundmi Ryva ka publikuar videoklipin e këngës "Kur Dua", të punuar në studion e ArbaSound. Ryva ka tash e një kohë që nuk u është referuar festivaleve por preferon nxjerrjen e këngëve single. Për më tepër ndjekim intervistën...

TeksteShqip: Ryva, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Kur Dua". Na flsini pak më shumë rreth këtij projekti?

Ryva: Përshëndetje. Sapo kam përfunduar klipin e fundit të këngës "Kur Dua". Këngë e cila u realizua për festa të fundvitit nga bashkpuntori im Don Arbas me tekst të Rozana Radit dhe realizuar në klip nga "Urban Graphics"

TeksteShqip: Pse zgjodhët Urban Graphics?

Ryva: Me "Urban Graphics" kam punuar edhe 2 videoklipe më herët dhe kanë bërë një punë të mrekullueshme. Dhe vendosa që prap të bëjmë diçka bashk.

TeksteShqip: Tekstin e ka shkruar Rozana Radi? Është hera e parë që bashkpunoni me to? dhe sa jeni ndarë e kënaqur nga ky bashkpunim?

Ryva: Bashkpunimi me Rozanën ka ndodhur shumë spontan, është hera e parë edhe jam tej mase e kënaqur me këtë teks. Do vazhdoj bashkpunimin.

TeksteShqip: Sa jeni e angazhuar me koncerte?

Ryva: Jam prezente tek publiku shqiptar në vend dhe jasht vendit. Tash pres sezonin veror ku do të jetë një verë mjaft e ngjeshur sa i përket prezencës sime tek publiku. Po ashtu jam prezente në shumë dasma shqiptare ku më kanë përzgjedh që në atë natë të veçantë ti argëtoj me muzikën time.

TeksteShqip: Ju jetoni në Prishtinë? Keni hapur edhe një biznes të ri, një dyqan me emrin "Ryva Dresses"? A mund të na tregosh më shumë se çfarë mund të gjejmë në "Ryva Dresses"?

Ryva: Po tashmë jam e angazhuar edhe në një fushë tjetër. Biznis. Kam hapur dyqanin tim "Ryva Dresses". Po përjetoj një eksperiencë mjaft atraktive. Në dyqan mund të gjeni fustane elegant të markave "jovani" dhe "Tarikediz".

TeksteShqip: A do të thotë kjo që shumë shpejt do të kemi edhe një linjë fustanash nga ju?

Ryva: E kam menduar edhe këtë gjë, që të kem një linjë timen por do ja lëjmë kohës.

TeksteShqip: Po album, e keni në pal të nxirrni shpejt në treg?

Ryva: Jo. Album jo. S'është koha e albumeve. Tregu sod funksionon një këngë, një klip. Për tu lansuar ashtu siç duhet kënga në fjalë. Albumi është shumë kosto dhe të gjithë e dimë si qëndron piratëria sot.

TeksteShqip: Ryva, një kohë e gjatë pa marrë pjesë në festivale? A do ta kemi mundësinë që shumë shpejt t'ju shohim në ndonjë festival?

Ryva: Jo, ka kohë që më ka ik interesi për festivale, por kurrë nuk i dihet!



TeksteShqip: Po nga jeta private? Dimë që jeni e fejuar? A du ju shohim së shpejti me fustan të bardhë?

Ryva: Si çdo femër ëndërroj fustanin e bardhë por për momentin nuk jemi duke punuar në këtë drejtim.

TeksteShqip: Ryva, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë? Diçka për fund...

Ryva: Faleminderit shumë juve. Fansat i puth fort!
(Teksteshqip.Com)

Ryva Kajtazi: “Nuk U Referohem Më Festivaleve...”