>
BIOSHQIP

Edhe Sabri Fejzullahu Fiton Topin E Artë

16-01-2015
Para disa ditësh zuri vendin e parë në edicionin garues ‘Dance With Me’. Por ky nuk është çmimi i vetëm që këngëtari Sabri Fejzullahu fitoi. Ai është ‘shpërblyer’ edhe me Topin e Artë që zakonisht u jepet lojtarëve më të mirë në botë. Së paku kështu ka lënë të kuptohet një fotografi e modifikuar të cilën i biri i tij Ermali e ka postuar në Instagram. Fotoja origjinale është e lojtarit Lionel Messi në të cilën janë vetëm trupi i tij ndërsa koka i takon Sabri Fejzullahut. Kjo foto shumë humoristike ka marrë shumë komente të ndryshme nga fansat e Ermalit.
(Indeksonline)

Edhe Sabri Fejzullahu Fiton Topin E Artë