>
LETERSISHQIP

Kur Të Kam Pranë

Kur më zë nata larg teje
Malli shpirtin m`përpushë
kërkoj ty të ndiehm gjallë
Zemra brenda digjet prush.

Pa ty frymë dot s`ngopem
Për së gjalli unë varrosem,
Pa ty nata m`rrudhos ballin
Pa ty shpirti s`shuan mallin.

Kur pranë meje ti frymonë
Loti pikë më kurrë s` pikonë
Natës t`ërrtë perden ia grisë
Bota e madhe m`duket hiç.

Pa ty shpirti më muroset
Çdo dëshirë më groposet
Ëndrra djerrë e çapërpikur
Jam si një kandil i fikur …

Ndaj mos ik, se bëhem terr
Pa ty jeta është një ferr
Pa ty dielli humbet ngrohtësin
Pa ty shpirti s`njef dashurinë.

Kur t`kam pranë, frymoj lehtë
Them gëzuar…jetë o jetë
Fati në portë më ka trokirur
Jam si hoje me mjaltë pikur.