Mos Mendoni
Mos mendoni gjatë e gjatë,
koha ikje t`i mbyll shtigjet
si i pasuar, si i varfër ...
toka mëmë ''jorgan'' t`hidhet
Mos lendoni o të lenduar ...
se askush se gëzoi këtë jetë,
çdo fillim ka të mbaruar
mos tundoni shpirtin e shkretë''
Mos mendoni gjatë e gjatë,
duke ndjekur hapat lakmisë
ndalo pak, mendo për vete
si merr gjë,dot kësaj jete,
Mos mendoni gjatë e gjatë
jeta është ves mbi petale
dashuria është mjalti i saj
kjo botë është kalimtare ...?
- Poezi nga Sabrie Selimaj
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Sabrie Selimaj
Komente 0