Heshtja
Heshtja është fisnike
por dhe vrastare
heshtur do qëndrojmë
një ditë t`gjithë n`varre?
Heshtja është sinjali
në pritje t`ë reflektimit
jo gjithmonë mrekulli
në portën e zhgënjimit,
Kur fjala s`të dëgjohet
më mirë hesht një çast
prit momentin e duhur
fjala s`kthehet, pas,
Heshtur dhe menduar,
duke qasur durimin,
nga merzija tunduar,
humbet ç`përqëndrimin ,
Më mirë i heshtuar,
më mirë i duruar,
se t`falsësh e t`flasësh,
veshit të shurdhuar...
- Poezi nga Sabrie Selimaj
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Sabrie Selimaj
Komente 0