>
LETERSISHQIP

Tinë

Tinë moj e bukura, Tinë,
vjen si shiu me ''ulërimë''
sa të ëmbël ke magjinë'
me vështrim më thithërinë.

Tinë moj lule e bekuar,
hënë e plotë flakëruar,
qasu pak të puthë synë,
të largoj tutje mërzinë...

Mali i lartë fëshkëllinë,
kur në fushë, Ti arrinë,
lule e bukur trëndelinë,
vallë'' ku e ke shtëpinë?

Unë i mjeri seç u treta''
pas teje` zgjuar mbeta,
ndale hapin moj drenushë,
të puth faqe, të puth gushë,

Shpirtin`tim e përvëlove''
ëndërrën time Ti e zgjove,
ves vesove mbi petale
sytë e shpirtit flakë i kalle

Tinë, moj e bukura Tinë,
vjen e ikën si vetëtimë...
përmbi supe flokët të rrinë
herë pas here më shkelë synë