Më mbaj mend (për 1 muaj)

Kulmi I Çmendurive

Krekosur marrëzia, krekosur ''unë''
kuturu ikim' udhës sy mbyllur...
çuditë asnjëherë s`zgjatin shumë
dredhitë si litari drejtë pusit pafundë,

Thonjët e ulkonjës në gadishëri,
të shqyejnë me instiktin dredhi,
shpirti i babëzisë, prrua i gërryer,
pabesitë e saj ushqimi i pëlqyer

Krekoset injoranca zhveshur lakuriq''
turpërohet ndershmëria,ul qerpik...
çapisin padrejtësit si vargun me fiq,
duke parë sy më sy depsezin ashik''

E sotmja me t`djeshmen vën n`garë
çmenduria arrinë kulmin e pa parë,
nga frika e zbrapsjes tërsisht tërbuar
flamujt e fitores i mbajnë lartësuar...

Krekosur babëzia përgjumur unë,
qielli i përlotur, toka taban tundë,
fjalët stivosur si sunduqe pa vlerë
njëra mbi tjetëren, mbajnë erë...

- Poezi nga Sabrie Selimaj



Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente 0