>
LETERSISHQIP

Pyetni Pluhurin

Pyeteni pluhurin, nese mundeni
Pluhurin shtegetar e frymezene
Ate trajteshumin, qe te gjithe kemi
Mbi supe e sende, lirshem lene

Pyesni dhe eren, mos harroni
A lodhet duke e fryre pa rreshtur?
Si mundet e ndodh seleksioni
Duke e lene andej-kendej, heshtur

Pluhurin, pluhur, pluhurin

Pyeteni pluhurin se mos ndoshta
Ishte ulur mbi supet e brishta
Mbi floket e saj te kashteta
Ne duart e kembet e trishta

Pyeteni pluhurin se c’ndjeu
Trishtim, dhimbje a dashuri
Kur syte ia mbushi, ajo ia shperbleu
Me lote te nxehte, te vetmen pasuri

Pluhur, pluhurin, pluhur

Pyeteni pluhurin dhe per mua
C’ma beri fjalen te dua?
A e futi dot ne zemren e saj,
Qe te cele kendshem pastaj?

Por, mos e pyesni per gjera te tjera
Per ato, qe s’ju interesojne
Lereni e ta mare perseri era
Se supe e sende te tjera e kerkojne

Pluhurin, pluhur, pluhurin

Dhe me vone, qe as une mos te harroj
Pyeteni, c’do te ndodhe me pas,
Kur me trashe te na mbuloje se heret e tjera
A do te mundet, te na e largoje dot era?

Pluhurin!