Kange historike dedikuar luftetareve Shqiptare qe rane ne Betejen e Çanakkalasë gjatë luftës së parë botrore - kundër aleances Britanike. Thuhet se më shumë se 30mije Shqiptare lanë jetën në kete beteje. Varrezet perkujtimore te luftetareve Shqiptare ne Canakale jane te shkruara me emrin e qytetit te lindjes.
Çanakkale
N'Çanakkale u nisa unë pej Stambollit Oh lumja nona ku po m'qon karshi dushmanit Oh për t'rijt tonë aman
N'Çanakkale mrena topi bubullon Oh ku po bjen gjylja vlla, aty ujë gufon Oh për t'rijt tonë aman
N'Çanakkale mrena, n'fusha t'mejdanit Aty ishin kanë mbledhun vlla, trimat e xhihadit Oh për t'rijt tonë aman
N'Çanakkale mrena,u vrava, u varrova Tri ditë pa m'dalë shpirti vlla, vorrin e kërkova Oh për t'rijt tonë medet
N'Çanakkale mrena,na u ba terr e zi Ah t'vramit e t'varruemit, nër çadër tuj shti Oh për t'rijt tonë medet
N'Çanakkale mrena, nisi me ra shi Ah n'atë zavallë t'shpirtit vlla, m'mur malli për shpi Oh për t'rijt tonë aman
N'Çanakkale mrena, ni bunar mjedis Oh mos e pini ujtë oh vllazën, e kan xeherlisë Oh për t'rijt tonë aman
Dola pej Stambollit, me pa selamet Ah nanës tonë e babës tonë, ymri ju k'putë krejt Oh për t'rijt tonë aman
N'Çanakkale mrena,na mloj tymi i zi Oh urdhni erdh pej mbretit vlla, hygjym me singi Oh për t'rijt tonë aman
N'Çanakkale mrena, dola me ni skejë Oh ballanat po shkojnë përpjetë, xhyphane tue djegë Oh për t'rijt tonë aman!
Salih Bajrami-Krasniqi - Çanakale Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.
KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:
Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.
VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?
Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Çanakale".
3. Video është e këngës "Çanakale", por nuk këndohet nga Salih Bajrami-Krasniqi.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.