Sami Frashëri
Sami Frashëri

{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

(1850-1904)

  • Ndërroi jetë më:
  • 18-06-1904
  • Vendlindja:
  • Frashër



Biografia

BIOGRAFIA: Sami Frashëri është një autor/publicist shumë i njohur. Sami Frasheri (Frashër, 1 qershor 1850 - Stamboll, 18 qershor 1904) ishte një shkrimtar, filozof dhe dramaturg shqiptar, dhe një figurë kryesore e Rilindja Kombëtare, lëvizjes së Rilindjes Kombëtare Shqiptare të fundit të shekullit të 19-të, së bashku me dy vëllezërit e tij Abdyl dhe Naim. Ai fitoi një vend në historinë e letërsisë osmane si një autor i talentuar nën emrin Şemseddin Sami Efendi dhe kontribuoi në reformimin e gjuhës turke osmane. ...

>> Lexo gjithë biografinë >>




Lidhje



» Dërgo një thënie »

Thënie nga Sami Frashëri

Thënie

Shtyp foton për ta zmadhuar dhe rishtype për ta mbyllur.
  • 2021-02-08 14:34:41
    Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë.
     aforizma
    5
    804
  • 2021-02-08 14:34:41
    Dashuria për atdheun lind nga dashuria për familjen.
     aforizma
    4
    759
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njeriu i lig i ngjan thesit të qymyrit: jashtë i zi, brenda akoma më i zi.
     aforizma
    0
    725
  • 2021-02-08 14:34:41
    Kalben njerëzit e ndershëm atje ku lartësohen kriminelët.
     aforizma
    0
    721
  • 2021-02-08 14:34:41
    Fjalët e keqdashësit janë si qymyri, që edhe po s’të dogjën, të nxijnë.
     aforizma
    0
    716
  • 2021-02-08 14:34:41
    Çka nuk mund të bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku.
     aforizma
    0
    716
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njeri i zoti nuk është ai që s’ka të meta, por ai që pranon të metat e tij.
     aforizma
    0
    716
  • 2021-02-08 14:34:41
    Ata që merren me gjëra të vogla, humbasin zotësinë për t’u marrë me gjëra të mëdha.
     aforizma
    1
    714
  • 2021-02-08 14:34:41
    Po të mos ishte vdekja, a nuk do të ishte një vdekje jeta?
     aforizma
    0
    714
  • 2021-02-08 14:34:41
    Ai që çdo ditë ka një dëshirë tjetër, asnjëherë nuk arrin të plotësojë dëshirën e tij.
     aforizma
    0
    713
  • 2021-02-08 14:34:41
    Biseda lind nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
     aforizma
    0
    713
  • 2021-02-08 14:34:41
    Jeta përbëhet nga puna dhe fjala; kush i ka në rregull këto dy anë të jetës,mund të thotë se ka jetuar.
     aforizma
    0
    713
  • 2021-02-08 14:34:41
    Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë që të mos mbetesh i uritur.
     aforizma
    0
    713
  • 2021-02-12 00:25:03
    Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurëdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombëri të tij.
     aforizma
    0
    713
  • 2021-02-08 14:34:41
    Po deshe të hakmerresh kundër një gruaje, lëvdo në sytë e saj një grua tjetër.
     aforizma
    0
    712
  • 2021-02-08 14:34:41
    Është trimëri e madhe të heshtësh në tubimin e lajkatarëve
     aforizma
    0
    712
  • 2021-02-08 14:34:41
    Ai që pranon këshilla është më i madh se ai që jep, sepse sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është t’i pranosh.
     aforizma
    0
    712
  • 2021-02-08 14:34:41
    Fjala e atij që qesh shumë, s'e bën të qeshë asnjërin.
     aforizma
    0
    712
  • 2021-02-08 14:34:41
    Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes. Aty ku nuk ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
     aforizma
    0
    711
  • 2021-02-08 14:34:41
    Njerëzit ndryshojnë prej njëri-tjetrit nga koka, jo nga këmbët.
     aforizma
    0
    711

Komente 8