Më mbaj mend (për 1 muaj)

Sardi Strugaj
  • Mosha:
  • 24 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 7 Shtator 1995
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♍ Virgjeresha
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  28
Këndon kryesisht: pop

Sardi Strugaj është këngëtar i njohur. Në vitin 2011 Sardi vetëm 16 vjeç ka marrë pjësë me grupin e atëhershëm, Cyberhand në Këngën Magjike, ku kualifikohen në gjysëmfinale. Kënga e shkruar dhe kompozuar nga Bojken Lako.

Në vitin 2012, Sardi Strugaj merr pjesë në X Factor Albania 2.

Më datë 30 Korrik 2013, Sardi publikon videoklipin "Më Shikon Nga Lart". Me këtë këngë, Sardi merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 13 në vitin 2014. Vetë Sardi ka thënë për këtë këngë: "Kjo ishte kënga e parë që nxorra dhe pati sukses, sepse ishte këngë e sinqertë. E di që shumë prej jush e gjejnë veten te kjo këngë, ja dedikojnë një personi të zemrës që fizikisht e kanë humbur, por tingujt e jetës së tyre vazhdojnë muzikën në zemrën dhe mendjen tonë. Se kështu ndodh, njerëzit që humbasim, nuk i kemi më fizikisht, por në shpirt do jenë me ne gjithmonë. Pak a shumë si kjo këngë, pavarësisht se jam rritur dhe kur shoh videon, kuptoj që kam ndryshuar shumë. Kjo do mbetet kënga që më jep më shumë emocion nga të gjitha".

Në Nëntor 2013, Sardi merr pjesë në Kënga Magjike 2013 me këngën "Sa Larg", ku kualifikohet në gjysëmfinale.

Më datë 12 Qershor 2015, Sardi publikon videoklipin "Tripa Me Qika".

Në Shtator 2015, Sardi merr pjesë në Kënga Magjike 2015 me këngën "Nuk Harroj", ku kualifikohet në gjysëmfinale.

Më datë 15 Korrik 2017, Sardi publikon videoklipin "Dy Ne Njo". Muzika e këngës u punua nga Irkenc Hyka, teksti u shkrua nga vetë Sardi.

Më datë 2 Mars 2019, Arnon publikon videoklipin "E Pash Une Djallin", në bashkëpunim me Sardin. Muzika e këngës u punua nga Arnon, ndërsa teksti u shkrua nga Killua. Produksioni audio u realizua nga Arnon.

Më datë 14 Tetor 2019, Sardi publikon videoklipin "Hana", në bashkëpunim me Killuën.

Më datë 22 Maj 2020, Sardi Strugaj publikon videoklipin "Pushtet". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Sardi Strugaj. Klipi publikohet në një moment kritik për situatën politike në Shqipëri, ku vetë mesazhi i këngës por edhe pjesëmarrja në klip e aktorit të famshëm Artan Imami ka ngjallur jo pak kureshtje dhe ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe shumë mediave sociale.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment

Pjesëmarrës në

X Factor Albania

Ish-Anëtar i grupit

Cyber Hand

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Sardi Strugaj »


Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet