>
LETERSISHQIP

Të Harbuarit

Unë thotë e reja
Ben-lala-ben, prin i riu
Në hithra kurrë s'bie rrufeja
Rinia e sodit- vërtetë si Veriu!...

Këpucë me lara të kthyera topuz
Lyer e ngjyer me vaj e djersë
Leshra tatëpjetë si bisht miu, kopuk
Palldërma në bel e qafë për zgjedhë.
Stoli zinxhirësh qafës e trupit
Veshje ngjitur, bark e bel cullak
Prapsë me gjoks dalë jashtë rrumbullak
Hallka në veshë, hundë, buzë-gjuhë
Lakuriq e pa turp full (')
Eklektik jete dhe pa efsh!.

Nën tokë drita jete shohin!
Dervishistë apo shehlerë
Kozarë apo Kopuk e Sharlatanë Pomakë
Nga kombi na nxjerrin për ditë nga pak!!!