>
BIOSHQIP
Biografia
Scorpions (shqip, akrepa) është nje grup muzikor hard rok dhe metal i rëndë nga Hanoveri i Gjermanisë, formuar në vitin 1965 dhe një prej grupeve gjermane rok më të njohura në skenen ndërkombëtare. Shpesh ata njihen si nismëtarët e të ashtuquajturës Powerballade. Këngët e tyre më të njohura janë:"Rock You Like a Hurricane", "Wind of Change", "No One Like You", "Still Loving You" dhe "Send me an angel".

Grupi muzikor rok "Scorpions" ka qenë shumë i njohur në vitet 80',si dhe në fundvitet 70' dhe fillimvitet 90'. Grupi ka shitur mbi 110 milionë disqe në mbarë botën.
KATEGORI: