TEKSTESHQIP

Sedat Beqiri
Ndimo Fukaran
Lyrics

Zgjate doren more vlla
Ndaç ti t'mira shumë me pa
Ndaç ti Zotin shumë me g'zu
Fukarasë vlla me i ndihmu

Sa jetima që kan' mbetë
Babë e nanë s'i kan n'kët' jetë
Malli i djegë për babë e nanë
I merr gjumi bukë pa ngranë

REFRENI:
Ndihmo fukaran'
E ndihmo jetimin
Shtoje sadakan'
Ti o vlla i imi
Ndihmo fukaran'
E buz'qeshi vllaut
Se t'mirat e tua
Shtohen prej Allahut

II
Kemi lind' na për me vdekë
Krejtve vdekja do t'na prekë
N'daç xhennetin me shiju
Ban ti t'mira pa pritu

Mos u ni o vlla rahat
Kur ska buk ai që e ki ngat
Kur ska n'sofër çka me shtru
Zgjatja doren me i ndihmu

REFRENI:
Ndihmo fukaran'
E ndihmo jetimin
Shtoje sadakan'
Ti o vlla i imi
Ndihmo fukaran'
E buz'qeshi vllaut
Se t'mirat e tua
Shtohen prej Allahut

III
Kur jetimi ban dua
Ti s'e din as s'je tu e pa
Kur n'der' t'Zotit ai troket
Ban dua me t'çu n'xhennet

Çka po t'vyn ma shumë o vlla
Na vjen fundi n'këtë dynja
Veç një lutje me u pranu
N'xhennet Zoti ka me t'çu

REFRENI:
Ndihmo fukaran'
E ndihmo jetimin
Shtoje sadakan'
Ti o vlla i imi
Ndihmo fukaran'
E buz'qeshi vllaut
Se t'mirat e tua
Shtohen prej Allahut

DËRGOI: