>
BIOSHQIP

Seldi, Cika E Zemrës Sime

13-03-2012
Këngëtari Seldi Qalliu do të vijë shumë shpejt me një këngë të re. Ai ka treguar se kënga mban titullin "Çika e zemrës sime", dhe do të jetë këtë herë solo, duke kënduar dhe jo me bashkëpunime siç jemi mësuar ta shohim. Mësohet gjithashtu se vetëm pas 2 javëve kjo këngë do të jetë me videoklip, i cili është realizuar nga produksioni "Max Production". Ndoshta më vonë do ta mësojmë se cilës vajzë ia ka dedikuar këtë këngë, ku kohët e fundit Seldi është kaluar shumë në lajmet rozë për flirte dhe lidhje me femra të bukura, madje edhe për një fejesë, të cilën e mohoi kur ishte i ftuar në programin e natën në Top Kosova Radio.
(Maksim GJokaj / Kosova Sot)

Seldi, Cika E Zemrës Sime