A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ja çfarë Tha Seldi Për Miqësinë Me Sinanin


Choose star rating

Rating:  3 / Votes cast:  2
[24-10-2014]
Këngëtari Seldi Qalliu ishte mbrëmë i ftuar në "Top Show", për të folur për videoklipin më të ri "Digjet Ballkani", klip të cilin ai e realizoi menjëherë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Ndër të tjera, duke folur për karrierën dhe koncertet në Europë, Australi, Kanada, Amerikë e jo vetëm, Seldi u përpoq të tejkalonte pyetjet rreth jetës private, ndonëse thashethemet për një lidhje të këngëtarit me një vajzë nga Kosova kanë kohë që qarkullojnë, pa u konfirmuar asnjëherë nga çifti.

Ndër të tjera nuk kishin si të mungonin pyetjet për miqësinë e shumëpërfolur mes tij dhe këngëtarit Sinan Hoxha, miqësi që dukej se 'shkonte vaj' disa vite më parë. "Nuk do të ketë më bashkëpunim midis meje dhe Sinanit"- deklaroi Seldi me ton bindës.

Megjithëse nuk hodhi poshtë faktin se miqësia mes të dyve i solli sukses në karrierën muzikore, Seldi konfirmoi se ai është vetëm në treg dhe do të tentoi suksesin vetëm. Nuk dihet se çfarë e prishi miqësinë e fortë mes këngëtarëve, pasi asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të flas publikisht për këtë.

Deklarata e Seldit në "Top Show" lë të nënkuptohet se miqtë e dikurshëm nuk janë ndarë mirë, e me shumë mundësi nuk ruajnë më asnjë formë komunikimi me njëri-tjetrin.
 (Indeksonline)





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019