A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 13-10-2015
    Besjan Gashi & Seldi sapo kanë publikuar videoklipin e tyre më të ri me titull "Mos ta nin", një këngë ritmike e zhanrit Pop Folk. Kënga është lansuar sot dhe menjëherë ka arritur të marrë komente të mira në rrjetet sociale. Kënga është punuar në Tiranë, dhe videoklipi poashtu nga produksioni Pro...Video. ...

  • 12-10-2015
    Vetën para pak kohë është paralajmëruar klipi më i ri i këngëtarit Seldi në bashkëpunim me Besian Gashi. Dhe mesa duket përgatitjet tashmë kanë mbaruar dhe gjithçka është gati për fansat e dyshes. Së bashku kështu ka paralajmëruar përmes një postimi të lëshuar në llogarinë e tij në Facebook, Seldi. Ku ndër të tjera ka treguar që klipi do të publikohet gjatë ditës së sotme, e për çka bëhet fjalë ende nuk e dimë pasi nuk janë dhënë detaje të tjera....

  • 26-09-2015
    Bashkëpunimet në muzikë nga artistët tonë janë bërë shumë “in” kohëve të fundit. E numri më i madh i bashkëpunimeve u pa gjatë kësaj vere, ku disa rezultuan të suksesshme e disa mbetën nën hije. Një bashkëpunim i radhës do të na sjellin shumë shpejt këngëtarët Seldi dhe Besian Gashi, shkruan Indeksonline. Këtë e ka bërë të ditur vetë Seldi përmes postimit të në fotografie në rrjetin Instagram ku ka shkruar “coming soon-së shpejti”. Nuk dihet se cili do të jetë zhanri i këngës, mirëpo të dy këngëtarët janë në duke gjiruar sken...

  • 24-08-2015
    Seldi Qalliu, kohët e fundit ka qenë jashtë vëmendjes për shkak se nuk ka sjellë asnjë projekt muzikor apo të jetë pjesëmarrës në angazhime të ndryshme. U përfol për një lidhje të tij me Sinan Hoxhën disa vite më parë, por e vërteta nuk ishte ajo. Sinani do të martohet në fund të gushtit më të fejuarën e tij, Andrrën. Dhe Seldi po ashtu ka bërë publike lidhjen me të dashurën e tij simpatike, raporton Shekulli. Ajo që dihet është se e dashura e Seldit është Dafina Zeka, vajza e gazetarit dhe publicistit kosovar, Milaim Zeka. Ajo jeton në Suedi. Ai ka vendosur ta mbajë të fshehtë lidhjen me këtë të fundit, duke mos treguar a...
  • 17-08-2015
    Ndonëse nuk e kemi parë shumë aktiv në muzikë këtë vit, por fansat prap se prapë e duan dhe ka një numër mjaft të madh ndjekësish në rrjetet sociale. Fjala është për këngëtarin Seldi i cili ka postuar sot në Facebook një urim mjaft të veçantë. Ai ka vendosur që ti urojë të dashurës së tij ditëlindjen nëpërmes këtij rrjeti social. Ai ka publikuar një foto ku shihet duke puthur të dashurën e tij, dhe në mbishkrimin e fotos kishte shkruar: "edhe 100 vjec zemra ime". 145/145009 ...

  • 25-07-2015
    Këngëtari nga Shqipëria Seldi Qalliu, është duke kaluar momente të bukura vere me të dashurën e tij. Ata po kalojnë pushimet në bregdet derisa shihet që qifti janë të lumtur pranë njëri tjetrit. E këto momente të lumtura, Seldi, ka vendosur që t’i ndajë me fansat e tij në rrjete sociale përmes fotove të postuara nga vetë këngëtari. Ajo çka nuk e dimë ende është, brunja pranë Seldit... kush është ajo?...

  • 18-07-2015
    Duke pasur parasysh temperaturat e larta që po mbizotrojnë, Seldi ka gjetur një mënyrë të mirë për tu freskuar. Ai ka vendosur që së bashku me të dashuren e tij të kalojnë një ditë në bregdet. Vetë këngëtari ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet me të dashurën e tij....

  • 02-11-2014
    Njëri ndër zërat e rinj të skenës muzikore, Seldi Qalliu ka lansuar videoklipin e ri. “Digjet Ballkani”. Është kënga e fundit e sjellë për fansat e Qalliut. Ajo u realizua si frymëzim nga ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka thënë Seldi për Tribuna Seldi Qalliu është njëri ndër zërat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare. Pas shumë sukseseve dhe hiteve të nxjerra ai ka arritur që të bëjë për vete shumë fansa, e sidomos ato të gjinisë femërore, komentet e të cilave nuk mungojnë asnjëherë karshi Seldit. Përveç këngëve s...

  • 24-10-2014
    Këngëtari Seldi Qalliu ishte mbrëmë i ftuar në "Top Show", për të folur për videoklipin më të ri "Digjet Ballkani", klip të cilin ai e realizoi menjëherë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ndër të tjera, duke folur për karrierën dhe koncertet në Europë, Australi, Kanada, Amerikë e jo vetëm, Seldi u përpoq të tejkalonte pyetjet rreth jetës private, ndonëse thashethemet për një lidhje të këngëtarit me një vajzë nga Kosova kanë kohë që qarkullojnë, pa u konfirmuar asnjëherë nga çifti. Ndër të tjera nuk kishin si të mungonin pyetjet për m...

  • 14-09-2014
    Ka kohë që nuk kemi parë ndonjë projekt të ri muzikor nga këngëtari Seldi, por ai është vazhdimisht aktiv nëpër rrjetet sociale. Së fundmi ai ka publikuar një foto teksa shihet me një ndryshim look-u. Ai i ka preprë flokët më të shkurtëra se zakonisht!...

  • 11-05-2014
    Këngëtari shqiptar, Seldi Qalliu, ka publikuar videoklipin e tij të ri të titulluar “Më duaj si unë të dua ty”. Kënga është krijim i Zzap n' Chris, teksa bëhet fjalë për një këngë RnB që sjell këngëtarin në stil më ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim zakonisht. Videoklipin e ka punuar XLProvideoLux....

  • 15-04-2014
    Këngëtari i hiteve Seldi Qalliu, i cili u bë i njohur në tregun muzikor me disa bashkëpunime të suksesshme me artistë të tjerë, ka paralajmëruar se së shpejti për të gjithë fansat do të sjellë videoklipin më të ri. Ka qenë vet këngëtari që ka shkruar në rrjetin social “Facebook” duke publikuar edhe disa fotografi të shkëputura nga xhirimet e klipit. Ndryshe nga herët e kaluara, Seldi këtë herë ka preferuar që të vijë me një baladë....

  • 25-10-2013
    Ndarja mes Seldit dhe Sinanit, po shoqërohet me shfryrje dufi dhe pakënaqësish nga i pari, duke pranuar se është shfrytëzuar dhe përdorur nga këngëtari tjetër, disa vite më shumë me përvojë, Sinan Hoxha. Seldi Qalliu, thotë se është larguar përfundimisht nga bashkëpunimi me Sinanin, duke theksuar se nuk do të ketë më në të ardhmen asnjë lidhje muzikore me të. 114/114855 Në një intervistë në emisionin Mag në Top Channel, Seldi ka folur mbi raportin me Sinanin dhe iu përgjigj pyetjes në debat: “A mos mendon se Sinan Hoxh...

  • 20-10-2013
    Ka hapur një studio të tijën në Tiranë dhe tashmë po krijon këngë për vete dhe të tjerët. Ndihet i suksesshëm si kantautor, pasi vetëm në pesë ditë ka mundur të marrë 150 mijë klikime në për klipin e ri “Weli Weli”, një këngë me nota romantike ku mund të gjejnë veten të gjithë. Ndërkohë ky është klipi i dytë që Seldi Qalliu këndon vetëm, jo në duet me Sinanin. Pas ribashkimit të tyre vitin e kaluar në një tur koncertesh të bujshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy këngëtarët këndojnë sërish të ndarë. Seldi tregon se si këtë herë ...

  • 15-07-2013
    Seldi pas klipit “Jam bo tape” fton te fejuaren te pine bashke ne Tirane Pasi u mesuam ta shihnim gjithmone ne duete me Sinan Hoxhen, kete vere Seldi Qalliu ka preferuar te dale i vetem, sic eshte kenga e kompozuar nga vete ai “Jam bo tape”, ku ne fabulen e ketij klipi ai perfundon ne rajon policie i dehur. Duket se kjo kenge i shkon per shtat stines se veres, ku shume preferojne ta kalojne me plazh e alkool, ndersa Seldi ka zgjedhur te argetohet me te fejuaren e tij, Dafina Zeka, ne Tirane. Paparaci yne i ka fotografuar duke u arg...

  • 10-03-2013
    Ndoshta për shkak se kjo foto është realizuar në një ambient të hapur ku këngëtarët kanë qenë të rrethuar me fansa, Seldin nuk e ka lënë sedra që të “tradhtojë” mikun e tij dhe t’i afrohet të fejuarës, Dafinës. Nuk dihet se në çfarë eventi kanë marrë pjesë ku e ka shoqëruar edhe e fejuara, por në foto shihen shumë mirë se si Seldi është afruar te Sinani e duke e lënë pak më larg të dashurën e tij. E cila ka udhëtuar nga Suedia për të qenë pranë këngëtarit, njëherësh dhe i fejuari i saj....

  • 10-02-2013
    E kemi gjetur fundjavën e kaluar në një pub të Tiranës, pasi me sa duket nuk ka pasur ndonjë angazhim me koncerte. Të gjithë ne e dimë se falë bashkëpunimit me këngëtarin e njohur Sinan Hoxha, Seldi Qalliu u katapultua lehtë në skenën muzikore, duke i djegur ato etapa që zakonisht kalojnë këngëtarët e rinj. Më vonë mësuam edhe për fejesën e tij me Dafinën, një vajzë nga Kosova që jeton në Suedi. Madje, pak ditë më parë, ai u fotografua në lokalet e Tiranës me të, gjë që tregon se e ka sjellë edhe në familjen e tij. Por këtë fundjav...

  • 20-01-2013
    Është kthyer nga turi i koncerteve që ka pasur së bashku me Sinanin në Australi dhe përsëri po vazhdon aktivitetet e tij muzikore gjithashtu në bashkëpunim me Sinan Hoxhën. Duke qenë se muzika nuk i jep shumë kohë për jetën private, Seldi këtë radhë nuk ka mundur të udhëtojë drejt Suedisë për të parë të fejuarën e tij Dafinën, por ka vendosur ta ftojë atë në Tiranë dhe njëkohësisht t’ua prezantojë miqve të tij me të cilët kanë dalë te “Mumja bar”. Edhe pse gjithmonë është munduar të fshehë lidhjen e tij, madje edhe duke mohuar feje...

  • 01-12-2012
    Megjithëse u fol për një prishje të miqë sisë së tyre, mes këngëtareve Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu është vendosur përsëri paqja. Këtë e kanë treguar jo vetëm me koncertet që kanë mbajtur së bashku, por edhe me disa foto ku shihen përsëri bashkë. Në këtë fot që kkanë publikuar së fundmi, ata kanë festuar mes shumë shqiptarëve të tjerë në sheshin "Skndërbej" festën e 100 vjetorit të pavarësisë. Kanë treguar patriotizmin e tyre jo vetëm me bluzat qw kanë veshur, por kanë sfiduar temperaturat e ul- ëta duke dalë me mëngë të shkurta. A...

  • 27-10-2012
    U bënë disa muaj që këngëtari Seldi Qalliu është diskutuar për një fejesë të mundshme. Gazeta të shumta dhe portale të ndryshme në internet kanë shkruar se ai është fejuar me një vajzë kosovare që quhet Dafina dhe nuk është pjesë e botës së showbiz- it. Vetë Seldi nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë lajm, dhe në raste të ndryshme edhe e ka mohuar fejesën. Mirëpo shpesh janë publikuar foto të tij përkrah vajzës bukuroshe, të cilat lënë të dyshohet se midis dy të rinjve ka diçka. Ne e kemi pyetur Seldin lidhur me këtë duke kërkuar nga...

  • 20-10-2012
    Këngëtari në festat familjare të Dafines, por e mohon fejesen ne media. Ndërkohë që të gjithë presin duetin mes Seldit dhe Sinanit, një lajm i publikuar së fundi thotë se ai do të dalë ditët e fundit të këtij viti si surprize për fansat e tyre, si dhe për festat e fundvitit. Shkak për fejesën e çiftit thuhet se ishte takimi i tyre për herë të fundit në Suedi, ku Seldi këndoj baskë me Sinanin ndërkaq ay thuhet se Seldi ka vazhduar argëtimin në Suedi në shoqëri të së fejuarës së tij, Dafina Zekës. Pavarësisht kësaj nëpër interv...

  • 15-10-2012
    Unazat jane shkembyer diku ne muajin dhjetor te vitit te kaluar dhe mediat shkruajten me interesim per fejesen e Seldi Qalliut dhe Dafines, vajzes se gazetarit Milaim Zeka qe jeton ne Suedi. Por, Seldi gjithmone ka mohuar per media nje gje te tille edhe pse mban nje tatoo ne krahun e tij me emrin e te fejuares, sic u permend ne media. Poashtu, babai i Dafines, Milaimi ishte i rezervuar ne pyetjet ne lidhje me fejesen e vajzes se tij duke mos e mohuar e as pohuar kete gje. Madje asokohe, fejesa e Seldit u perfol si arsyeja e ndarjes...

  • 11-09-2012
    Seldiu Qaliu, këngëtari simpatik, ka vetëm pak vite që merret me muzikë, e megjithatë ia ka dalë të jetë një ndër më të kërkuarit në diasporë e jo vetëm.Në suksesin e tij ka ndikuar jo pak edhe bashkëpunimi me këngëtarin tjetër mjaft të kërkuar Sinan Hoxha. Është shkruar pafund në media rreth raportit të tyre, ndaj Seldi preferon t'u shmanget pyetjeve që ai i konsideron si të tepërta. Edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre ai thotë se ishin thjesht shpifje, pa asgjë të vërtetë. Seldi tregon se gjatë verës puna e tij është e ...

  • 20-06-2012
    Dy ish-miq dhe bashkepunetore, sot jane bere konkurrente te forte te turbo folkut. Seldi Qalliu konkurron ish-bashkepunetorin e tij ne territorin e ketij te fundit, qe eshte pikerisht muzika turbo folk. Kete jave Seldi Qalliu ka publikuar duetin me kengetaren e njohur nga Kosova, Mimoza Shkodra. Kengetarja nga Kosova eshte shume e njohur per publikun dhe per kenget e saj, te cilat i perkasin rrymes muzikore turbo folk. Seldi, i cili hyri ne tregun muzikor si kengetar i zhanrit pop, tashme me shume se kurre eshte bere perfaqesues i muz...

  • 14-06-2012
    "Pare, pare", kështu quhet kënga më e re që ka ardhur me një video interesante nën zërin duet të Seldi Qalliut dhe Mimoza Shkodrës. Këngëtarët kërkojnë para dhe urojmë që t'i marrin, duke i ftuar me këtë duet dhe këngë nëpër koncerte verore. Këtë herë, Seldi do ta arrijë suksesin e dikurshëm duet, kur këndonte me Sinan Hoxhën. Por, nuk duhet të harrojmë se edhe këngëtarja Mimoza Shkodra do t'i sigurojë shumë fansa kësaj kënge, pasi zëri i saj është i veçantë. Kjo video është realizuar nga produksioni "Max Production", teksti ...

  • 01-06-2012
    Nuk ka arritur ta shijoje me shume se nje puntate rikthimin e tij ne "Dancing with the Stars". Seldi, si me pak i votuari nga kombinimi i pikeve mes jurise dhe publikut eshte vendosur balle per balle bukuroshes Adelina Tahiri ne sfiden "Dance Off". Mes nje Mamboje dhe nje Rumba, te dyja jo fort te pelqyera nga Ilir Shaqiri, u zgjodh performanca e Adelines. Ndryshe nga mbremjet e shkuara, ne puntaten e te enjtes te spektaklit te suksesshem te "Tring Dixhital" e "Vizion Plus", u vune ne gare 9 personazhe VIP, pas rikthimit me votat e publikut te tre prej te larguarve si Aferdita Dreshaj, Seldi Qalliu dhe Xhani Shqerra. Yjet performuan...
  • 26-05-2012
    Sic eshte thene qe ne naten e pare te "Dancing With the Stars", surprizat ne formulen e garimit ne kete edicion nuk kane te sosur. Formula e re qe producentja perfshiu ne garen e ketij viti ishte e njohur ne te gjitha realizimet e ketij spektakli ne Itali, Amerike, Angli etj., pra rimarrja ne gare e te eliminuarve gjate javeve te ndryshme. Keshtu qe, ne fillim te puntates se kesaj te enjteje u tha se do te hapej votimi per te shtate te eliminuarit, ne te cilet nuk u perfshi Artan Imami, qe eshte larguar me deshire nga gara per arsye shendetesore. Producentja Holta Dulaku vendosi qe ne baze te votave te publikut, i cili kishte mundes...
  • 11-05-2012
    Seldi Qalliu është personi tjetër VIP i cili është larguar nga Dancing with the Stars. Seldi nuk ishte në formën e tij më të mirë përderisa në "Dance off" ishte me Afërdita Dreshajn, e cila po ashtu çaloi shumë gjatë natës së mbrëmshme, por ishte juria ajo që e shpëtoj Afërditën. Seldi në fund ka kënduar edhe këngën "Shqipëri oj nana ime" dhe ka sjell edhe momente të patriotizmit....

  • 13-03-2012
    Këngëtari Seldi Qalliu do të vijë shumë shpejt me një këngë të re. Ai ka treguar se kënga mban titullin "Çika e zemrës sime", dhe do të jetë këtë herë solo, duke kënduar dhe jo me bashkëpunime siç jemi mësuar ta shohim. Mësohet gjithashtu se vetëm pas 2 javëve kjo këngë do të jetë me videoklip, i cili është realizuar nga produksioni "Max Production". Ndoshta më vonë do ta mësojmë se cilës vajzë ia ka dedikuar këtë këngë, ku kohët e fundit Seldi është kaluar shumë në lajmet rozë për flirte dhe lidhje me femra të bukura, madje edhe p...

  • 11-02-2012
    Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu, dyshja e këngëtarëve që u mediatizua dhe që vazhduan me duete që i shërbyen karrierës së tyre muzikore, është ndarë përfundimisht. Seldi dhe Sinani, jo vetëm që nuk këndojnë bashkë në koncerte, por duket se tashmë Sinani, me një karrierë shumëvjeçare në muzikë, po ia mbyll rrugët Seldit për të vazhduar dhe ai axhendën e koncerteve në diasporë. Pronarët e club-eve të njohura janë befasuar kur kanë marrë telefonata të njëpasnjëshme nga Sinani, i cili u kërkon më ngulm të mos e ftojnë tani e tutje Seldin ...


Pages:
1
>

» Add An Article »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019