Tema: Poezi Për Shqipërinë

Të Fitojë Shqipëria

Shqipëri,o Nënë e madhe
Paske pasur,shumë Hambare
Të kullosnin,grek e sulltana
dhe do nga djemët,që lindi nëna


Eh,sa të kullosnin osmanlia
dridhej populli nga uria
hanin grekët e romakët
të pacipët matrazapët


se që i ngrisnin turinjët
meshtarët,priftërinjët
helmuesit,gjarpërinjët
të ndëshkonin me tatim e fe
të rrëzuan për dhe

Shqiptari nuk pranoj kurrë robërim
Por i duhej prirës dhe kushtrim

E fati qëlloj me ne
ishte një prijës i zjarrt për Atdhe
I madhi Skënderbe
kokat turqëve ua pati pre

Pas tij prinë djalë pas djali
pushtuesëve kurrë luftën súa ndali
deri te Ismail Qemali
Për bashkim,luftën se ndali

Pas këtyre sakrifica e vlerash
lindi një shtet bunkerash
i veshur me petk të varfërimit
me ide të carit e Stalinit

Lavde thurnin nga nëntoka
Shqipërinë e ndanë në copa
e kurthe i bënin vëllaut
për hirrë të grekut e shkjaut
Kështu lëngoj Shqipëri nënë shkreta
deri në vitet e 90-ta,
të ngrirë nga ndarjet,skamja e uria
thanë po vjen demokracia
U hodhën në këmbë shumë sorollap
me gënjeshtra mbi popullin bënë jotak
thonin jemi demokrat

Premtuan parajsë,vend pa të meta
nuk kishin ndryshuar,veq ndërronin xhaketa
ato xhaketat me yll,në dry i kishin mbyllë
vishnin xhaketa të kuqe,rrinin nëpër kolltuqe
populli i uritur,disa refugjatë,tjeret në burgje


Betoheshin do të ndërtojmë Shqipërinë
e së bënin as ndonjë uzinë
popullit nuk i ndaleshin haraqet
krerët vazhdonin mandatet
Shaheshin në parlament e kuvend
popullit i shitshin mend
rraheshin si kalamajt
të ndarë në të djathtë e të majtë

Eh,Shqipëri,nënë Shqipëria
populli vuan,e gëzon paria
thuaj djemave,prekne kokën
kush gënjen,mos i jep votën

Njëqind vjet,shtet po kremtohesh
mbete e vockël,nuk po shtohesh
nëse don të ndritësh e të rritesh
zgjidh më të mirët,bijët e shqipes

Veq kërkoj,se shumë i ke
Si ka ditë me lindë ky dhe
si të madhin Kadare
Ke do të mira,që gufon trolli
mund i gjenë te Devolli
që si trembi as Anadolli
shumë të tjerë sikur Agolli

burra të shejtë,koka intelektuali
ka Shqipëria djalë pas djali
janë të rrebtë sikur shkëndija
me ta do fitoj Shqipëria

- poezi nga Shaban Cakolli


- Poezia u dërgua nga perla -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2