Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Ndarja Për Së Gjalli

Kam shetitur e s'kam lënë vend
Dhe pashë për së gjalli si u ndanë
Ah, sa fort që në shpirt më dhemb
Ndarje të tilla, gjithnjë më kanë vrarë.

Pashë shumë çifte që u hodhën në gropë
Dhe fëmijë që kishin mbetur jetimë
Ndarje të tilla e vrasin, sidoqoftë
E vrasin, e vrasin shpirtin tim.

Edhe ndarja, si vdekja, vërtetë të vret
Por një ndarje tjetër më vret më shumë
Kur harrohesh nga të gjallët, edhe pse je në jetë
Je si një pellg i fjetur dhe i vënë në gjumë.

- poezi nga Shefik Arifi


- Poezia u dërgua nga Shefik -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  286

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet