Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Shkurtoje Kohën!

Ty të kam pritur aq shumë
E prap vazhdoj të të pres,
Shkurtoje kohën dhe eja tek unë!
Se s'e ndaj dot shpirtin në dy pjesë.

Kam dalë për të të pritur, i vetëm
Eja shpejt e shpirtin mos ma vra!
Shkurtoje kohën, shkurtoje të shkretën!
Se do të vij vetë, po u vonove dhe ca.

Për të ardhur gjer tek unë
S'të duhet kohë aq e gjatë
Shkurtoje kohën, shkurtoje shumë!
Eja e ndize zemrën time flakë!

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 2