Vlerat Që Trashëgova

Disa nga ligjet e arta në jetë,
janë ato që më mësoi im atë.
Një pjesë e zemrës sime aty mbeti,
Më ndihmuan të mos bëja mëkat.

Me fanatizëm m'i mësoi nga vegjelia,
Dhe ato më shoqëruan në shumë beteja.
Sa e sa të mira m'i fali Perëndia,
E në jetë m'u hapen shtigje të reja.

Ngado që unë shkova nëpër botë,
Ato i deshta me gjithë shpirt.
Më ndihmuan të mos jetoja kot,
Dhe pata vërtet të mira përditë.

Më ndihmuan t'mos bëhësha kurrë i lig,
Edhe kur në jetë më vajti shkretë.
Fjalët e atit i zbatova pikë për pikë,
E do t'ua le edhe fëmijëve të mi amanet.

- poezi nga Shefik Arifi


- Poezia u dërgua nga Shefik -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  413