Më mbaj mend (për 1 muaj)

Udhëtimi Më I Bukur

Erdha këtu që askund s'e gjen
U nisa, me mall i mbushur i tërë
Natën e parë e kalova në Prizeren
Në qytetin që historinë e ka bërë.

Eca e kalova nëpër fusha e kodra
U drejtova nga Mirdita e Miloti
S'rrija dot pa vajtur nga Shkodra
Nga malli për 'të, s'e mbaja dot lotin.

Lezhës edhe Krujës do t'i mbetet hatri
Ka shumë kohë që janë në pritje
Pastaj më presin dhe nga Berati
E do vazhdoj drejt Jugut, në zbritje.

Edhe Elbasani kishte nis fjalë
-Na ndero edhe ne!-ngulmon me forcë,
-Në rrugë për të të pritur kemi dalë
Përpara se të shkosh për në Korçë.

Korça më priste që në Pogradec
Me këngë e valle gëzuam shumë
Shkembyem ca fjale me njerezit e thjeshte
Pastaj në Leskovik bëmë një sy gjumë.

Mora rrugën nga Struga e Tetova
Por nuk gjeta qetësi mbi dhe
Po të mos shkoja edhe nga Vlora
Dhe në Gjirokaster, në "Qytetin Muze".

Kështu nga Veriu e gjerë në Jug
Shkova në çdo cep e në çdo kënd
Të paktën mua kështu m'u duk
Në botë s'ka tjetër si ky vend.

- poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  80

Komente mbi këtë krijim