Më mbaj mend (për 1 muaj)

Edhe Sot…

Mbushur me halle rrethuar me ushtri,
Asnjëherë s'të lanë të qetë.
E pasur, por e zhytur në varfëri,
Me gjemba e rrethuar me qindra vjet.

Sot e lirë nga armiqtë shekullorë,
Që dikur të dogjën me zjarr.
Por e nëpërkëmbur nga "djem e bija" djallëzorë,
Që vlerat shekullore po t'i çojnë në varr.

Të ka zënë e madhja bela,
Dhe të kanë zhytur thellë në varfëri.
Jo, s'të vjen nga të huajt kjo hata,
As s'të kanë okupuar armiqtë me ushtri.

T'i kanë lidhur këmbë e duar me zinxhir,
Dhe po t'i zhvatin pasuri e vlera.
Para botës po nxijnë tënden fytyrë,
Të mirat e dikurshme sot i trajtojnë si plehra.

Janë "bijtë e bijat" e tu që thonë: -Të duam shumë!
Madje janë të gatshëm të vdesin për ty.
Në jetë s'kanë bërë gjë tjetër, veç derdhin llum,
Mbi kurrizin tënd, moj e mjera Shqipëri!

Janë gati të të shesin për pak pushtet,
Dhe të bëhen milionerë.
S'duan të bien nga karigia e vet,
S’duan asnjëherë.

Gjithë ketë bukuri e pasuri të fali vetë Zoti,
Me toka pjellore, miniera e det të gjerë.
Por të nëpërkëmbin ca njerëz koti,
Ca te mjerë.

O Ali Asllani, o i madhi poeti im!
Ajo që dikur shkrove ti.
Është edhe sot hakërrim,
Në ketë të mjerën Shqipëri.

Po vriten e priten për karrige e pushtet,
Dhe sot po ndjekin të njejtin cak.
Është shumë e rëndë kur i yti të vret,
Pak e nga pak.

Ata që sot me turp shihen,
Do të mbulohen me turp.
Nga pushteti si mjegull do bien,
Do bien ne fund.

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  158

Komente 0