Më mbaj mend (për 1 muaj)

E Mbanin Për Të Marrë

Më ftoi të shkonim diku
Dhe bashkë ikëm herët
Ai nuk ecte kuturu
Le ç'thonin për 'të të tjerët.

S'ia prisha fjalën, s'ia zgjata
Gjersa arritëm në shtëpi
Pakoja që menjëherë e hapa
Më dha në shpirt kënaqësi.

Ishin dy libra me prozë e poezi
Që më dhuroi menjëherë
Ato do më mbeten përherë në sy
Si një pranverë.

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik -


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  103

Komente 0