Më mbaj mend (për 1 muaj)

I Lidhur Më Shumë...

U bënë vite që jam larguar
Ka plot njerëz që nuk më njohin
Larg vendlindjës i mërguar
Edhe miqtë rrallë më shohin.

Shumë nuk e dinë se ç'u bë me mua
Tani që edhe pamja ime ndryshon
Largësia e bëri të vetën, jo se unë dua
Por unë kam ngelurai i pari, gjithmonë.

Vitet ikin shpejt dhe mbeten kujtime
Veç mister nuk doja që të ishe kurrë
Kam bërë libra, kam bërë shkrime
Që me ju të jem i lidhur më shumë.

- poezi nga Shefik Arifi


- Poezia u dërgua nga Shefik -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  7

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet