Shefik Arifi Poezi
Shefik Arifi

Tema: Poezi Dashurie


Një Jetë Bashkë Me Ty

Një jetë bashkë e kaluam ne të dy,
e ruajtëm si lule nën qerpik.
Dhe sot e shikojmë njëri-tjetrin në sy,
Dhe në zemër zjarri s’na u fik.

Nuk e mbajtëm zjarrin të fshehur,
Siç qëndron drita brenda syrit.
Në shpirtin e njëri-tjetrit u prehëm,
Siç çelin lulet brenda prillit.

Natyrshëm edhe ndonjë fjalë e thamë,
E thamë krejt pa e kuptuar.
Por njëri-tjetrin jo nuk e shamë,
Por mbetëm të dashuruar!

- Poezi nga Shefik Arifi


- U dërgua nga Shefik Arifi -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0