>
LETERSISHQIP

Dashuria Për Ty Kurrë S`ka Vdekur

I qëndrojmë njëri-tjetrit pranë,
Dhe emocionet pak nga pak qasen.
Për ne dashuria është ende gjallë
Se s’jemi dallgë që të përplasen.

Unë kam ftohtë, i mbuluar me ethe,
Dhe nata në terr s’më mbyt dot.
Dashuria jonë s’ka rënë si gjethe,
E mbajmë në shpirt që të na ngroh.

Në zemrat tona dashuria ka mbetur,
Ka mbetur tek unë, ka mbetur tek ti.
Se një njeri quhet i vdekur,
Kur s’ka më brenda dashuri.