>
LETERSISHQIP

S`kam Qën I Vdekur

Ti mos qaj kur të më pushoj zemra,
Një ditë do të më ndodhë edhe pse s‘dua.
Atë ditë të tregosh se sa duron femra,
Se ti kala qëndrese ke qenë për mua.

E di që do kesh dhimbje shumë,
Dhe do ndjehesh si një ditë me shi.
Dhe po rashë thellë në gjumë,
Shpirtin do ta lë tek ti.

Mos qaj për mua, mos qaj të shkretën,
Mos rri për mua aq e heshtur.
Se të kam thënë gjithë jetën,
S’kam qenë, s’kam qenë i vdekur.