>
LETERSISHQIP

Më Ler Të Shprehem !

Më ler, më ler të shprehem!
T'i them se sa shumë e dua
Mbi gjoksin e saj të prehem
T'i marr nektarin që i rrjedh si krua.

T'i flas për zjarrin që e mbaj në gji
Që më djeg e nuk merr fund
Ta shpreh hapur dashurinë
Dashuri që s'e gjen askund.

Më ler të bëhem porsi erë!
Si era në mes të dimrit
T'i them atë që e kam ndjerë
Që nga dita e fillimit.