Sherif Merdani
Sherif Merdani
Sherif Merdani

Ka ndërruar jetë më 29-08-2021

  • Ndërroi jetë më:
  • 29-08-2021
  • Vendlindja:
  • Shqipëri
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: e lehtë
Sherif Merdani është këngëtar i njohur. Sherif Merdani ishte këngëtar i muzikës së lehtë shqipe, i përndjekur nga sistemi komunist dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini. Pas Festivalit të 11-të, si edhe disa kolegë të tij, u perndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe bëri 16 vjet burgim. Në vitet '90 ka punuar edhe si diplomat në ambasadën shqiptare në Romë.

Pjesëmarrës në dhjetra festivale, Merdani i fali muzikës së lehtë shqiptare disa prej këngëve më të bukura si “Kënga e nënës”, “Duart e tua”, “Pa harrim”, “Të pres në Tetor” etj. Karriera e Sherif Merdanit nisi në vitet ‘70, por vrulli u pre në mes nga diktatura komuniste. Pjesëmarrja e tij në Festivalin e 11-të, ashtu si për artistë të tjerë rezultoi e pakompromis! Ai u përndoq nga diktatura e Enver Hoxhës dhe kaloi në burg 16 vite të jetës.

E që nga ajo kohë Merdani nuk ishte më vetëm këngëtari që me pasion të thellë i kendoi nënës dhe dashurisë, por një simbol rezistence ndaj censurës në art. Ndërsa skenës shqiptare ju bashkua në të tjera festivale, si për t’i treguar vetes, artdashësve dhe diktaturës se një shpirt i lirë mbetet i lirë përgjithmonë.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Mes Jush".

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën "Te Pres Ne Tetor".

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën "Kenga E Nenes".

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën "Vite Pa Harrim".

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën "Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)".

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën "Vajza E Qelqte".

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën "Rruga E Dibres".

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën "Duart E Tua".

Në vitin 1992, Sherif Merdani merr pjesë në "Këngët e Stinës" me këngën "Se Kënduam Let It Be".

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën "Simfonia E Nenes".

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Bisedoj Me Dashurine".

Sherif Merdani mbylli përgjithmonë sytë më datë 29 Gusht 2021, në moshën 81-vjeçare, duke i lënë pas artit shqiptar dhimbje dhe këngët e tij të pavdekshme.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë: ALDOooo ALDOooo  



Pjesëmarrja Në Festivale:



Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Sherif Merdani »

Komente 1