Më mbaj mend (për 1 muaj)


Shkenda Dubova: “Nuk Do Ju Mungoj Më, Do Jem Aktive Tani E Tutje”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8
[20-06-2015]
Shkenda Dubova sapo ka prezantuar për publikun videoklipin e saj më të ri "Lej Let Folin", një këngë ritmike e cila është shoqëruar me një videoklip bombastik i cili ka kushtuar me mijëra euro. Shkenda në një inervistë për teksteshqip.com ka dhënë detaje rreth projekteve të saj momentale...

TeksteShqip: Shkenda, së fundmi keni publikuar videoklipin tuaj më të ri "Lej Lej le t'folin". Na flisni pak më shumë rreth prgaditjeve të projektit?

Shkenda Dubova: Sapo kam përfundur videoklipin i cili është lansuar dje, klipi është në regji të Blerdi Malushit. Në këtë projekt kanë marrë pjesë mbi 100 persona & teknika që është përdorur është teknikë hollyvudiane, uroj që iu ka pëlqyer edhe fansave...



TeksteShqip: Sa kohë ka që po merreni me realizimin e kësaj kënge?

Shkenda Dubova: Ka afër rreth 4 muaj që kam filluar me këtë projekt deri sa kam arritur tek realizimi.

TeksteShqip: Mendoni se kënga do të arrijë të jetë një nga hitet verore të 2015-tës.

Shkenda Dubova: Besoj dhe shpresoj, pasi kam punuar shumë për realizimin e gjithë këtij projekti.



TeksteShqip: Para disa kohe keni publikuar gjithashtu edhe videoklipin e këngës "Nuk shikohen vitet në dashni", këngë me të cilët u shpallët fitues në "Çelësi Muzikor". Sa jeni ndarë e kënaqur nga ky projekt?

Shkenda Dubova: Sigurisht që jam ndarë shumë e kënaqur dhe shpresoj që të jetë një këngë që do të jetojë shumë gjatë.

TeksteShqip: I keni munguar për një kohë skenës dhe këtë vit jeni rikthyer. Cilat do të jenë projektet e reja të Shekndës në këtë rikthim...

Shkenda Dubova: Po, por për momentin nuk do doja të zbuloja projektet e mia që kam për të ardhmen, sepse dua qe te mbetet surprizë gjithçka.

TeksteShqip: A do të angazhohesh gjatë verës edhe me koncerte?

Shkenda Dubova: Sigurisht që po, kudo që të ka interesim.



TeksteShqip: Po nga jeta private, çfarë mund të na shpalos Shkenda?

Shkenda Dubova: Private është private, asgjë ska(qesh). Nuk më pëlqen ta shpalos shumë këtë temë.

TeksteShqip: Po në festivalet e Shqipërisë, keni menduar të merrni pjeesë?

Shkenda: Kam edhe menduar edhe për Shqipëri, por nuk e kam vendos, andaj diçka konkrete nuk ka ende.

TeksteShqip: "Ditëlindja" është një nga baladat e tua më të njohura që edhe fansave iu pëlqen shumë. A do kemi edhe në të ardhmen balada të tilla nga Shkenda?

Shkenda Dubova: Kam bërë mjaft balada, andaj nuk e kam në mend njëherë të bëj.



TeksteShqip: Po album muzikor, keni menduar të editoni në treg?

Shkenda Dubova: Jo album, por vetëm këngë e klipe.

TeksteShqip: Shkenda, faleminderit që ishe me ne në këtë intervistë. Për fund ke një përshëndetje për lexuesit?

Shkenda Dubova: Ju faleminderit shumë nga ju. Nuk do t'ju mungoj më, do jem aktive tani e tutje, ju dua...
 (B.A/Teksteshqip.Com)

      Shkenda Dubova - Lej Let Folin [Teksti dhe Klipi]


Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet