Më mbaj mend (për 1 muaj)

Shkurte Fejza
  • Vendlindja:
  • Mushtisht (Therandë) 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Kosovë 
  • Mosha:
  • 60 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 18 Nentor 1961
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♏ Akrepi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  910

Shkurte Fejza është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur. Mësimet e fillores i mori në fshatin Mushtisht të qytetit Therandë, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. "Isha vetëm tuj mendu" titullohej kënga e parë e kënduar nga ajo. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla, në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “Afërdita” në Mushtisht, në të cilën shoqëri, Shkurte Fejza ishte anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri u bë e njohur në të gjitha anët e botës shqiptare.

Viti 1978, është vit që bëri kthesë në jetën muzikore në Kosovë. Në këtë vit mbahet Festivali i Gjirokastrës. Në këtë kohë, sidomos në qytete të Kosovës dëgjohej me të madhe muzika serbe. Festivali i Gjirokastrës nxorri disa këngë të bukura,të cilat u morën edhe nga këngëtaret shqiptare në Kosovë. Për Shkurten kjo ishte një mundësi e mirë, por më vonë do të vërtetohet se kjo ishte një e mirë për tërë Kosovën. Këngët “Këngë për Mic Sokolin”, “Moj syzeza”, “Erdha nga qyteti”, etj., të cilat dëgjoheshin thuajse ilegalisht, u kënduan në këtë festival. Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysëm ore u emetuan, ndërsa dy të tjerat kurrë nuk u panë nga publiku.
Veprimtaria e Sh.K.A. “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurtja ishte emblema e saj. Gjer më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave.

Pas demonstratave të rinisë studentore në Kosovë, në pranverë të vitit 1981, të cilat nga udhëheqja e Serbisë dhe e Jugosllavisë u cilësuan si reaksionare, kundërrevolucionare, nacionaliste dhe irridentiste, në Kosovë filloi një valë e represionit serb, prandaj në vitet 1981- 1983 aktiviteti muzikor i Shkurtes u ndërpre përkohësisht. Përkundër shtypjes serbe, në Kosovë do të vazhdojë të dëgjohet ilegalisht Radio Tirana dhe Radio Kukësi të cilat gjatë viteve 1980-ta emetojnë gjithnjë e më shumë këngë për Kosovën. Këto vite Shkurta martohet me dashurinë e saj të parë Hajrush Behlulin, i cili vinte nga një familje atdhetare, ku vjehrri i saj kishte qenë i përndjekur si kundërshtar i sistemit.

Në vitin 1984, pas shumë peripecive, bën regjistrimin e katër këngëve me censurë. Ishin këto këngët “Çohuni djema shaloni atin”, “Valizake”, “O ky vend i bukur me lule plotë”, “Maji i kuq” etj. Gjatë këtij viti, kënga “O ky vend i bukur me lule plotë” bëhet hit në valët e Radio Prishtinës, programi i dytë. Me votat e dëgjuesve, e fiton mikrofonin e artë. Bëhet edhe shpallja e fituesit publikisht, caktohet manifestimi i marrjes së shpërblimit. Thirret Shkurta për ta marrë shpërblimin, por dora e UDB-së ishte shumë e fortë dhe përmes stafit menaxhues të Radio Prishtinës ndalohet dhënia e këtij shpërblimi që ia kishin dhuruar simpatizuesit e këngës shqipe. Vlen të ceket se gazetari i Radio Prishtinës, z.Fatmir Podrimaj, i dëshpëruar nga një padrejtësi aq e hapur, propozoi ta padisim Radio Prishtinën në gjykatë. Por, në atë kohë edhe kjo do të ishte punë e kotë. Dorës së “fortë” edhe kjo iu duk pak dhe për t’i humbur gjurmët e kishin shlyer më vonë edhe vetë këngën fituese. Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumin e tij “Bukuroshja” dhe në vitin 1984 nxjerr albumin “Pranvera” me 11 këngë.

Viti 1985 do të jetë më i bujshëm për Shkurten. Në Ferizaj themelohet një shoqatë e estradës muzikore e quajtur “Melodia”, e cila organizonte koncerte. Gjatë viteve 1985-1986, Shkurta do të mbajë koncerte solistike me mysafirët e saj në të gjitha qytetet në Kosovë dhe Maqedoninë Perëndimore. Madhështorë qenë dy koncertet e mbajtur në Dibër, '85-ën dhe '86'ën.

Në verën e vitit 1986 disa dashamirë të këngës nga Kërçova, në krye me Sylejman Elezin vijnë në Mushtisht dhe kërkojnë që Shkurta të këndojë në dasmën e tyre. Në atë kohë Shkurta nuk e praktikonte një gjë të tillë, por fjalët e z.Ukshin Hotit (që e kishin angazhuar të intervenonte) ishin më bindëse kur tha se, “kënga jote duhet të dëgjohet në Zajazin e Mufailit të vogël”. Gjatë asaj vere e gjithë krahina e Zajazit dhe Tuhinës buçiste nga kënga e Shkurtes. Në një dasmë në Zajaz, udhëtarët e detyrojnë të ndalet treni derisa të përfundojë kënga. Pastaj filloi Tetova me rrethinë, e kështu me radhë. Për pushtetin e atëhershëm kjo ishte e papranueshme dhe ndërmori masa. Me 13 shtator 1986 në dasmën e njohur në fshatin Stremnicë të Tetovës, ishin tubuar disa mijëra njerëz nga e tërë rrethina e Tetovës. Vijnë policia maqedonase që të intervenojnë, por pasi turma ishte shumë e madhe, vetëm i marrin shënimet e grupit muzikor. Pas disa ditëve Gjykata Komunale në Tetovë lëshon aktvendimet për Shkurten dhe 10 anëtarët e grupit muzikor me dënime prej 60 ditësh. Dënimet ekzekutohen në Kosovë. Meqenëse sipas ligjeve të kohës të dy prindërit nuk mund të ishin në burg në të njëjtën kohë, i pari e bën burgun bashkëshorti i Shkurtes, Hajrushi.

Në këtë kohë, Radio Televizioni i Prishtinës e hap Produksionin e kasetave në Prishtinë. Në vitin 1987, Shkurte Fejza publikon albumin "Ç'ke Kosovë Që Po Lëshon Za". Në TVP kishte kohë që këngët e Shkurtes nuk emetoheshin, por duke e ditur se albumet shiten mirë e ndoshta edhe me vullnetin e mirë të disave, Shkurta bën regjistrimin e ketij albumi dhe një vit më vonë edhe albumin “Gurrë e shkrepa” (1988).

Në vitin 1988, Shkurtja largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht si e papërshtatshme politikisht. Me këngët e saj, gjykohej, se ajo po ndikonte në shthurjen e rinisë dhe indoktrinimin e popullit me "nacionalizëm dhe irridentizëm" shqiptar. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit.

Në fund të vitit 1989, publikon albumin "Oj Kosovë Nëna Ime" të cilin e editon Produksioni Muzikor Kosovafonia (firmë private). Kënga qe mban titullin e albumit do të bëhet mega-hit. Këtë vit Shkurta paraqitet në dy manifestimet më të rendesishme që do të mbahen në Lubjanë, organizuar nga Shoqata “Migjeni”, dhe në Zagreb të organizuar nga Shoqata “Nëna Terezë”.

Në vjeshtën e vitit 1990, Shkurta bashkëpunon me një firmë tjetër private të re, por shumë profesionale dhe prestigjioze “Mega Medium”. Fryt i këtij bashkëpunimi del në dritë albumi "Qëndro" (Mbahu Nënë Mos Ke Frikë) dhe prapë hiti i madh me të njëjtin emër, të cilin Shkurta e kompozon vet. Pastaj edhe video programi i parë “Këngë e lot”.

Në vitin 1991, pas hapjes së kufinjve të Shqipërisë, Shkurte Fejza bashkëpunon me kompozitorin e njohur nga Tropoja, Kolë Susaj, i cili ishte autor i hiteve "Shqipëri o nëna ime","Jakup Ferri" dhe "Bien Tupanat". Si fryt i bashkëpunimit të tyre del albumi "Per Mëmedhenë" dhe hiti me të njëjtin titull. Kasetat detyrohen t’i shumëzojmë në Sarajevë, sepse fabrikën e kasetave në Prishtinë e kishin uzurpuar sërbët. Gjatë rrugës prej Sarajevës, policia serbe i konfiskon 30.000 audio kaseta. Edhe origjinali ishte konfiskuar, andaj detyrohen që edhe një herë të përgadisin tërë materialin me orkestër dhe regjistrimin e programit e bëjmë në Dyseldorf të Gjermanisë në pranverë të vitit 1991. Një revistë e Beogradit boton një artikull ku sulmon Kolën si "burim i irridentizmit" ndërsa Shkurten si "altoparlant irridentist", duke i paraqitur në një karikaturë.
Këtë vit, pra më 1991, një grup studentësh organizojnë një turne nëpër Kroaci për qëllime humanitare dhe, si zakonisht, Shkurta u bashkangjitet dhe e tërë turneja shkon nëpër tërë Kroacinë, pa asnjë kompenzim. Në vitin 1992, në bashkëpunim me shqiparët në Gjermani, organizon koncerte nëpër Evropë dhe nga të hyrat e koncerteve iu ndanë arsimtarëve përmes LASH-it në Kosovë 41.500 DM (2.5 milionë lekë të reja).

Në vitin 1992, Shkurte Fejza me bashkëshortin e saj realizojnë një nga ëndërrat e tyre jetësore dhe vizitojnë për herë të parë Shqipërinë. Emocionet e tyre gjatë këtij rrugëtimi do t'i hedhin në letër në formë të prozës, të cilën ia japin poetit Alfred Çapaliku që t'ua kthejë në vargje. Kompozitori Zef Çoba e realizon vijën melodike dhe kështu lind kënga "Xhamadani Vija-Vija". Premiera e këngës u bë në emisionin e Vera Grabockes “12 në Holivood”. Në bashkëpunim me kompozitorët e njohur Pjetër Gaci dhe Zef Çoba regjistron albumin e saj të radhës "Kam Nje Lot M'Pikon Si Ar" i cili publikohet në vitin 1992. Për shkak të këngës Xhamadani Vija-Vija thirret në bisedë informative nga Sigurimi Shtetëror i Serbisë, por në vend të saj shkon bashkëshorti Hajrushi.

Në vitin 1993 Shkurtes i vdes e ëma dhe kjo për të është një goditje e rëndë.

Në vitin 1995 publikon albumin e saj të radhës "Vdekje Ska". Ajo regjistron këngën kushtuar Gjergj Kastriotit “Guri i Krujës” po në vazhdim e bën këngën “Mekje s’ka” dhe albumin e titullon “Vdekje s’ka”, sepse sa do që ligështohemi, nuk duhet pranuar vdekjen dhe nënshtrimin.

Në vitin 1996, me shoqen e ngushtë të fëmijërisë Shyhrete Behlulin e bëjnë albumin e përbashkët “20 vjet për ju”. Në këtë vit, Motrat Fejza publikojnë albumin "Sot O Kurrë".

Në vitin 1997, Shkurte Fejza publikon albumin "E Kam Emrin Kosovar", ku tri këngë i shkruan vetë: këngën me titull Dielli i Jetës Sime ia kushton dashurisë ndaj bashkëshortit Hajrushit, këngën Mëmëdhe Sa Shumë Të Dua ia kushton dashurisë ndaj atdheut ndërsa në këngën O Rinia Ime vajton ecjen e kohës dhe ikjen e viteve të rinisë.

Në vitin 1998, Shkurte Fejza publikon albumin "Bashkojmë Krushqit Për Kosovën". Po në këtë vit vjen edhe albumi tjetër me Shyhreten “Këngë e lot”. Lufta e gjen në Mushtisht dhe kjo është histori më vete. Dëbohet nga shtëpia dhe i bashkohet radhës së gjatë të refugjatëve. Serbët i djegin shtëpinë dhe Shkurta përveç dëmit të pallogaritshëm material humbet gjithë fotot dhe kujtimet e fëmijërisë. Gjatë ikjes për në Shqipëri, ndërsa makina e tyre ishte në një autokolonë të gjatë prej qindra makinash që udhëtonin drejt kufirit, Shkurtja bëhet cak i një atentati nga disa persona të panjohur. Makina e saj bëhet shoshë me plumba por ajo dhe familja e saj shpëtojnë pa u lënduar dhe mbërrijnë shëndosh në Shqipëri.

Në vitin 2000, Shkurte Fejza publikon albumin "Jo Nuk Ndahet Mitrovica", i cili bën bujë të madhe. Gjatë viteve 2000-2005 së bashku me Shyhrete Behlulin, Remzije Osmanin, Naxhije Fejzën, Motrat Mustafa, Mahmut Feratin, Nikollë Nikprelajn, editon shumë albume të përbashkëta me këngë të përpunuar si dhe disa video programe.

Në vitin 2001, Shkurte Fejza publikon albumin "Syzeza E Kosovës".

Në vitin 2002, Shkurte Fejza publikon albumin "Kosove-shqiperi".

Në vitin 2003, Shkurte Fejza publikon albumin "Te Dua Kosovë".

Në vitin 2003, Bilbilat E Mushtishtit publikojnë albumin "Potpuri Me Bilbilat E Mushtishtit".

Në vitin 2004, Shkurte Fejza publikon albumin "E Bardha Verë", një album me këngë qytetare gjakovare.

Në vitin 2004, Motrat Fejza publikojnë albumin "Hajde Lule Kosovare".

Në vitin 2005, Shkurte Fejza publikon albumin "Shqiptari Te Dua".

Në vitin 2005, Shkurte Fejza publikon albumin "Dëshmorëve Të Kombit" me plot 18 këngë të kushtuara dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit të saj.

Në Dhjetor 2006, Shkurte Fejza merr pjesë në Zhurma Show 2006 me këngën "Feston Kosova".

Në vitin 2006, Shkurte Fejza publikon albumin "Feston Kosova (Me Ty)", i cili pritet me kritika për shkak të largimit nga tabani i muzikës popullore shqipe dhe përzierjes me muzikë tallava.

Në vitin 2007, Shkurte Fejza & Shyhrete Behluli publikojnë albumin "Herë Si Mjaltë Herë Si Pelim".

Në vitin 2007, Shkurte Fejza publikon albumin "Pritëm Nanë", ku kënga me të njëjtin emër ndjek poashtu trendin e muzikës tallava e cila popullarizohet gjithmonë e më shumë. Kënga dhe albumi janë një sukses.

Në Dhjetor 2008, Shkurte Fejza merr pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Malli".

Në vitin 2008, Shkurte Fejza publikon albumin "Malli".

Në vitin 2008, Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Afrim Muçiqi & Shaqir Cërvadiku publikojnë albumin "Afrimi, Shkurtja, Shyhretja & Shaqa".

Më datë 24 Tetor 2009, Shkurte Fejza & Gresa Behluli publikojnë videoklipin "Nëna Dhe Bija". Me këtë këngë, Shkurte Fejza & Gresa Behluli marrin pjesë në Zhurma Show 2009 në vitin 2009.

Në Nëntor 2009, Shkurte Fejza merr pjesë në Çelësi Muzikor 3 me këngën "Gur I Pavarsisë".

Në vitin 2009, Shkurte Fejza publikon albumin "Gur I Pavarësiseë".

Në vitin 2009, Shkurte Fejza publikon albumin e dytë për dëshmorët "Per Ju Dëshmorë".

Në vitin 2009, Mahmuti Shyhreti Shkurtja publikojnë albumin "Potpuri Me Yjet".

Më datë 6 Shkurt 2010, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Oh Sa Mire Me Kan Shqiptar (u.s.a.)".

Në vitin 2010, Shkurte Fejza & Gresa Behluli publikojnë albumin "Keng Darsmash".

Në Tetor 2011, Shkurte Fejza merr pjesë në Zhurma Show 2011 me këngën "Moj Sheqere".

Në Qershor 2012, Shkurte Fejza & Gresa Behluli marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 me këngën "A Je Ti Ajo".

Në vitin 2012, Shkurte Fejza publikon albumin "Endrra Shekullore".

Më datë 2 Prill 2013, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Lutja E Të Varfërit"..

Më datë 29 Korrik 2013, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Dy Kosova". Muzika e këngës u punua nga Burim Krasniqi, ndërsa teksti u shkrua nga Faruk Tasholli. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction. Në këtë vit, presidenti i Shqipërisë e dekoron me çmimin "Mjeshtër i madh".

Në Nëntor 2013, Shkurte Fejza merr pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Si Nëna E Babai Nuk Ka", me motive të Jugut.

Në vitin 2013, Shkurte Fejza publikon albumin "Dy Kosova".

Në vitin 2014, Shkurta mbushi plot 40 vjetë karrierë dhe për nder të këtij viti jubilar, më 30 tetor organizoi mbrëmjen gala. Po në këtë datë, presidentja e Kosovës znj. Atifete Jahjaga i dhuron "Medaljen presidenciale të meritave". Për nder të këtij përvjetori historik, Shkurtja adhuruesve ju bëri dhuratë albumin e saj me plot 40 këngët më të mira të titulluar "40 vjet zëri i kombit".

Më datë 2 Mars 2014, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Pyet Kosova". Muzika e këngës u punua nga Skender Doshlani, teksti u shkrua nga Skender Doshlani, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Më datë 26 Mars 2014, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Heroit Vetim Shala".

Më datë 3 Qershor 2014, Shkurte Fejza & Vjoleta Zefi publikojnë videoklipin "Te Kam Moter Sa Te Jem Gjalle".

Më datë 22 Janar 2015, Shkurte Fejza & Shyhrete Behluli publikojnë videoklipin "Moj Sharki". Muzika e këngës u punua nga Fatmir Muja, teksti u shkrua nga Fatmir Muja, ndërsa për orkestrimin u kujdes Valton Beqiri.

Më datë 26 Qershor 2015, Shkurte Fejza & Naxhije Fejza publikojnë videoklipin "Për Ty Motër". Muzika e këngës u punua nga Shkurte Fejza, teksti u shkrua nga Bediha Emini, ndërsa për orkestrimin u kujdes Burim Krasniqi. Me këtë këngë, Shkurte Fejza & Naxhije Fejza marrin pjesë në Zhurma Show 2015 në vitin 2015.

Më datë 29 Nëntor 2015, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Sheshi". Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi, teksti u shkrua nga Naim Gjoshi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Xhevdet Gashi. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Në vitin 2015, Shkurte Fejza publikon albumin "Këndon Bilbili".

Më datë 27 Nëntor 2016, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Ah Kosova Jone". Muzika e këngës u punua nga Fatmir Muja, teksti u shkrua nga Fatmir Muja, ndërsa për orkestrimin u kujdes Nexhat Mujovi (Wirusi).

Në vitin 2016, Shkurte Fejza publikon albumin "Dasma Shqipe".

Më datë 12 Mars 2017, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Nena Ime", në bashkëpunim me Gresa Behluli.

Më datë 8 Korrik 2017, Valbona Halili & Aranit Hoxha publikojnë videoklipin "M'ka Marre Malli", në bashkëpunim me Shkurte Fejza. Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili.

Më datë 3 Nëntor 2017, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Vallja Shqipe". Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili.

Në vitin 2017, Shkurte Fejza publikon albumin "Live 2017".

Më datë 2 Shkurt 2018, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Nje Zemer", në bashkëpunim me Kastriot Tusha. Kënga është me motive patriotike dhe është punuar nga Edmond Zhulali, gjersa vargjet e tekstit i ka shkruar Faruk Tasholli. Producent i projektit është bashkëshorti i këngëtares Fejza, Harjush Behluli. Ana vizuale e klipit i është besuar produksionit “Dream Pictures”. “Një zemër” është finalizuar me një klip të detajuar, i cili sjell pamje nga Kalaja e Krujës dhe shumë monumente tjera historike.

Më datë 12 Maj 2018, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Nusja Dhe Shqiponja". Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi.

Më datë 21 Shtator 2018, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Nena". Muzika e këngës u punua nga Ilir Berani, teksti u shkrua nga Ilir Berani. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro.

Më datë 1 Mars 2019, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Komandant Hamez Jashari, Drite Lirie". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Naim Gjoshi. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.

Më datë 2 Prill 2019, Shkurte Fejza & Gresa Behluli publikojnë videoklipin "Nana Percjell Vajzen". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Ilir Berani, ndërsa orkestrimi nga Miti Geci. Gresa i dha fund statusit të beqares dhe ka kurorëzuar lidhjen disavjeçare me martesë me Lulzim Ibrahimin. Kjo këngë u realizua për kanagjegjin dhe dasmën e biondinës sonë. Videoja përmban pamje nga këto dyja festat, e cila u mbajt në një restorant luksoz në Prishtinë.

Më datë 21 Qershor 2019, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Rrushja".

Në vitin 2019, Shkurte Fejza & Gresa Behluli publikojnë albumin "Nusja Jone".

Në vitin 2020, Shkurte Fejza publikon albumin "Shqiptari".

Më datë 8 Shkurt 2021, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Guret E Sokakut".

Më datë 13 Mars 2021, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Shqiperia Bahçe E Zotit". Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi, teksti u shkrua nga Naim Gjoshi & Shkurte Fejza, ndërsa për orkestrimin u kujdes Naim Gjoshi.

Më datë 14 Maj 2021, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Shaban Shahini".

Më datë 21 Korrik 2021, Shkurte Fejza & Aziz Dervishi publikojnë videoklipin "Ku Je Ti Kërçovë". Muzika e këngës u punua nga Naim Gjoshi, ndërsa teksti u shkrua nga Faruk Tasholli.

Më datë 29 Korrik 2021, Shkurte Fejza publikon videoklipin "Hisa Fazliu, Gjerdan Lirie".

Më datë 5 Nëntor 2021, Shkurte Fejza & Nikollë Nikprelaj publikojnë videoklipin "Ah Moj Motër".

Shkurtja ka realizuar me qindra bashkëpunime, dhjetra albume me kolegë dhe albume personale. Aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë me bashkëshortin Hajrushin, djalin dhe tre vajzat.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  arsimdiber    FansiShkurtes  

Komente

31

Nëna e

Gresa Behlulit

Nëna e

Besiana Behlulit

Motra e

Naxhije Fejzës

Profili

Facebook

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera


Pjesëmarrja Në Festivale:



Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Shkurte Fejza »

Komente 31