Audio

Shkurte Fejza - Kampi I Bllacës  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  4

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/12/2000

2000-12-01T00:00:00

Këngë e albumit:

"Jo Nuk Ndahet Mitrovica"




Ç'asht ky lum i dal prej shtratit
Qe ka marr nje udhe pa kthim
Fati i zi i refugjatit
Ka pllakosun kombin tim

Nuk asht lum por det i njerzve
Qe mbart peshen e robnimit
I deboj barbari i zi
Tej kufinit drejt harrimit

(Ref...x2)
Jo s'ka lot
Syni shterron
Por nje nane
Me shpirt mallkon

Kampi i Bllaces
Udhe kalvari
Ne ty mos mbift
Asnji fije bari

Ç'asht kjo udhe ma e rand se gjaku
Ku po shkojn nuset shtatzan
Si lis bjeshke po bjen plaku
Si legjend pa vorr po e lan

Mos harro moj Bllac kalvari
Ta di guri e mend ta mbaj
Kosovarja e kosovari
Sot as neser nuk kan faj

(Ref...x2)
Jo s'ka lot
Syni shterron
Por nje nane
Me shpirt mallkon

Kampi i Bllaces
Udhe kalvari
Ne ty mos mbift
Asnji fije bari


Ky tekst u dërgua nga  arsimdiber




Më Shumë Këngë Nga Shkurte Fejza:

Më Shumë...