Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • 02-12-2016
    Shkurte Fejza prej 40 vjetësh është familjarizuar dhe njëjtësuar me këngën e bukur shqipe dhe kombin shqiptar. E themi kështu, kur dijmë që angazhimi me përkushtim për vlerat artistike gjithnjë nga ajo ka qenë i theksuar. Interesant është fakt se ajo edhe në ditët e sotme vazhdon të jetë e tillë dhe si duket s'ka fenomen që e ndryshon qëndrimin e saj, kur dijmë se gjendja e trashëgimisë dhe kulturës sonë nuk është ashtu si do të duhej të ishte. Ah Kosova jonë quhet kënga e re e artistes sonë, e cila flet për realitetin e hid...

  • 18-11-2015
    Këngëtarja e madhe Shkurte Fejza sot feston ditëlindjen duke mbushur kështu plot 54 vjeç dhe plot vite në karrierë. Me rastin e kësaj feste ajo ka vendosur ta pres sot në shtëpinë e saj me bashkshortin dhe familjen. Në rjetin e saj social në facebook Shkurta ka informuar fansat për ditëlindjen e saj dhe ka thënë se e vetmja dëshirë që ka për sot është që të gjithë fansat e saj të dëgjojë vetëm lajme të mira. Sot në të njejtën datë feston ditëlindjen edhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Rezarta Shkurta....

  • 06-11-2015
    Këngëtaret e njohura të muzikës popullore: Shyhrete Behluli, Remzije Osmani & Motrat Mustafa kanë realizuar së fundmi një bashkpunim, fjala është për një projekt të ri muzikor i cili po punohet nga EMF Creative. Por kur bie fjala tek këto këngëtare të mirëfillta të muzikës popullore, na shkon menjëherë mendja edhe tek Shkurte Fejza, e cila është e së njejtes kategori si dhe vjen nga i njejti vend sikur se edhe koleget e saj. Gazeta Tribuna ka kontaktuar me burrin e këngëtares Shkurte Fejza dhe e ka pyetur nëse është në dijeni të këtij bashkpunimi dhe nëse është ndjerë e ofenduar Shkurta që nuk është thirrur, ai është përgjigju...
  • 15-10-2015
    Këngëtarja Shkurte Fejza shumë shpejt do të publikojë një videoklip, një projekt të ri muzikor i cili pritet të lansohet shumë shpejt dhe është më interesant se herëve të tjera. Shkurta ka ndjerë si obligim që nëpërmes rrjeteve sociale të paralajmërojë projektin e saj të ri. Ajo ka vendosur që kësaj rradhe pasqyra e këngës të jetë qyteti i Prishtinës, e veçanërisht sheshi, ku edhe kënga do tmbajë titullin Sheshi. Te dashur miqte e mi ua ofroj disa foto nga gjirimi i videoklipit te kenges se re: SHESHI... nje kenge me tekst dhe muzike te maestro Naim Gjoshi, realizuar nga maestro Xhevdet Gashi. Eshte nje kenge interesante...
  • 03-09-2015
    Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza, gëzon popullaritet të madh në vendin tonë. Muzika që ajo këndon pëlqehet ndër vite. Angazhimi i saj, ka bërë që ajo edhe pas shumë viteve në skenë, të jetë edhe më tej e kërkuar, shkruan Indeksonline. Përvec angazhimit në muzikë, Shkurta kohën më të madhe e kalon me familjen e saj. Më poshtë mund të shihni disa fotografi familjare në të cilën mund të shihni tri vajzat e këngëtares, Gresën, Agnesën dhe Besianën. 45477%pice...

  • 11-06-2015
    Sot, artistet e këngës së mirëfilltë, Shkurte Fejza, Fanushe Ahmetaj, Remzije Osmani, Zyla Krasniqi, Naxhije Fejza, por edhe emra tjerë të njohur, kanë organizuar takimin me presidenten Jahjaga në mbështëtje të iniciativës Mendoj për ty. Kjo iniciativë u dedikohet grave të dhunuara gjatë Luftës së Kosovës, ku artistet tona kanë dhuruar diçka nga vetja për disa nga gratë në fjalë! Me këtë gjest kaq human, kuptojmë se artistët tanë kanë shpirtin e mbushur me dashuri e dhembshuri për kombin e tyre. ...

  • 05-06-2015
    Për ty motër titullohet videoklipi më i ri i motrave Shkurte e Naxhije Fejza. Është kjo një baladë e punuar me mjeshtëri të rrallë dhe që të mbush me emocione të mëdha. Veçantinë e dashurisë së motrës ndaj motrës Shkurtja dhe Naxhija e kanë sjellur në mënyrën më të mirë, duke i kënduar me shpirt njëra - tjetrës. Kompozimi është bërë nga vetë Shkurtja, teksti nga B. Emini, ndërsa orkestrimin Etno Music Studio. Klipin e realizoi Music Box Production dhe pritet të editohet shumë shpejtë. https://www.teksteshqip.com/img_up...

  • 22-04-2015
    Sot u mbushën plot 16 vjet nga rënia e dëshmorit Azem Behluli, kunatit të artistes së këngës së mirëfilltë Shkurte Fejza. Pikërisht për të nderuar veprën e këtij heroi shekullor, Shkurte Fejza bashkë me familjarët ka bërë homazhe pranë lapidarit të Azem Behlulit në fshatin e lindjes, Mushtisht. Azem Behluli la pas tre vajzat dhe bashkëshorten, Naxhijen, të cilët e ngrejnë lartë moralin dhe krenarinë e tij. 41957...

  • 17-04-2015
    Shkurte Fejza, këngëtarja e madhe e muzikës popullore e folklorike ka prezantuar 6 motrat e saj. Fotoja është realizuar në manifestimin e 40 vjetorit të karrierës së Shkurtës. Motra më e madhe, Hafizja ka kënduar më herët se Shkurta, të cilën vetë Shkurta e ka pasur si shembull për të vazhduar më pas profesionin e saj. 41870 Ndërkohë, Drita është njëra ndër motrat që njihet me talentin e saj si një shkrimtare e mirëfilltë, e cila ka të botuara disa libra. ...

  • 15-03-2015
    Ndonëse i ka mbushur të 50-tat këngëtarja Shkurte Fejza po vazhdon të jetë ende në dormë, kjo pasi së fundmi ajo ka vendosur që të realizojë edhe një set të ri fotografik. E kuruar deri në çdo detaj dhe me veshje mjaft me stil, këngëtarja u gjend para fotografit të njohur Veton Osmani i cili ka përfunduar fotografitë e këngëtares. Ndërkohë që këngëtarja ka pohuar se shumë shpejt do të vijë edhe me një këngë të re....

  • 10-02-2015
    Ta kesh në intervistë atë është sikur të kesh në dorë një tufë me lule, të cilat sa më shumë t’u marrësh erë, aq më shumë të shtohet dashuria ndaj tyre. Është kjo bilbili I këngës së pastër shqipe, Shkurte Fejza, e cila na vjen në këtë intervistë pak më ndryshe, për të folur rreth këngës dhe karrierës së saj “të shenjtë”. Teksteshqip: Shkurte, ju me talentin tuaj prej vitesh keni krijuar fole në zemrat e mbarë shqiptarëve. Si mendoni, ato që ju kanë përkrahur, cilës kategori u takojnë? Shkurte Fejza: Karriera ime është shumë spe...

  • 13-01-2015
    Ikona e muzikës popullore, Shkurte Fejza ka vendosur që përmes vargjeve të këngës të rikujtojë figurën e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Kënga është titulluar “Guri i pavarsisë”, ku teksti i saj i referohet jetës së presidentit Rugova e po ashtu edhe gurëve të çmueshëm që ai mbante në rezidencën e tij. Këngës i është realizuar edhe një videoklip ku në disa sekuenca shifet edhe presidenti Rugova sa ishte gjallë....

  • 18-11-2014
    Sot, më 18 nëntor, Shkurte Fejza kremton 53 vjetorin e lindjes së saj. Mes shumë urimesh, në sy ra urimi që I kishte shprehur bashkëshorti I saj, Hajrush Behluli, I cili ndër tjerash thotë : “Sikur të kisha mundësi do t'i mbledh të gjitha lulet e botës për ty në ditëlindjen tënde. Edhe kjo pak do të më dukej për lumturinë që më ke sjellë në jetën time.Të dua më shumë se dje dhe më pak se nesër”, ka përfunduar ai....

  • 01-11-2014
    Me shumë artistë dhe miq, këngëtarja e madhe Shkurte Fejza, ka festuar në një Gala Koncert 40-vjetorin e karrierës së saj artistike. Emrat më të mëdhenj të artit dhe të muzikës popullore shqiptare kanë qenë të pranishëm në këtë mbrëmje mbajtur në Sheshin 21 në Prishtinë. Këngëtarja ka performuar për të pranishmit disa nga hitet e saja ndër vite dhe disa bashkëpunime të punuara enkas për këtë mbrëmje./Maksim Gjokaj/...

  • 30-10-2014
    ‘Medalja Presidenciale e Meritave’, ky është cmimi që i është dhuruar pak minuta më parë artistes së njohur shqiptare Shkurte Fejza nga Presidentja e vendit Atifete Jahjaga. Artistja ka qenë së bashku me familjen e saj në zyrën presidenciale ku është ndjerë e nderuar me këtë dekoratë. Po sonte Shkurte Fejza do të ketë një gala mbrëmje me rastin e 40-vjetorit të karrierës së saj muzikore....

  • 15-10-2014
    Një nga zërat më të mirë të muzikës popullore shqiptare, ajo që këndoi super hitin e kombit shqiptar ‘Xhamadani’ mbush katër dekada që skenën shqiptare. E kemi fjalën për artisten Shkurte Fejza, ku ne mësojmë se është duke u përgaditur për një gala koncert më 30 tetor për 40 vjetorin e karrierës së saj. Ky event do të mbahet në Sheshin 21 dhe do të shfaqet edhe një film dokumentar që është realizuar nga TVSH-ja, e natyrisht do të jenë të ftuar miqtë dhe kolegët e saj që bashkëpunuan gjatë me artisten e suksesshme Shkurte Fejza....

  • 21-08-2014
    Është padyshim emri më i dashur i muzikës popullore në trojet tona. Bëhet fjalë për këngëtaren Shkurte Fejza e cila tash e 40 vjet me këngët e saj ka depërtuar në çdo shtëpi shqiptare. Por edhe pse ajo ka arritur kulim e suksesit në skenë, Shkurta tregon se ka ende plane e risi për publikun e vet. Kështu të paktën ka thënë vet ajo në një bisedë për gazetën Tribuna, ku nuk hezituar të shpalosë shumëçka duke filluar nga angazhimet e deri te jeta e familja e saj... I këndoja kombit atëherë kur rrallë kush guxonte. Është kjo Mjeshtrja e ...

  • 24-05-2014
    Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza, shquhet për zërin e saj të ëmbël. Këndimi i këngëve popullore i shkon shumë përshtati. Jemi mësuar që cdo herë ta shohim serioze para publikut, por jo shumë shpesh të buzëqeshur. Së fundmi, në rrjetin social Facebook, ajo ka postuar një foto me bashkëshortin e saj, Hajrushin. Çifti në fjalë pas shumë viteve martesë, vazhdojnë të duken mëse të dashuruar, dhe të lumtur përkrahë njëri – tjetrit....

  • 20-05-2014
    Kënga e saj ka bërë që tash e sa vjet të jetë ndër emrat më të dashur të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtaren Shkurte Fejza e cila nuk ndalet duke menduar e duke sjell risi për publikun e vet. E siç tregon edhe vetë këngëtarja edhe këtë sezon do të ketë prurje të reja nga ajo. “Jam në përgatitje të një kënge të re. Kjo këngë do të jetë në bashkëpunim, por nuk do të doja ta zbulojë se me kë. Le të mbetet befasi për publikun. Mund të them vetëm që bashkëpunimi ka me qenë me një këngëtare e cila ka kohë të gjatë që është në skenë...

  • 15-04-2014
    Këngëtarja Shkurte Fejza kishte thënë sot në një gazetë kosovare se “Arkiva Shqip” nuk është korrekte me pagesat e tyre. Shkurta kishte thënë se nuk është dëgjuar me pronarët e këtij kanali që një vit, por Aldor Nini në një reagim që ka dërguar në redaksi ka treguar edhe transaksionet e parave që ka bërë në drejtim të këngëtares. Është bërë e modës që këngëtarët të ankohen tek kanalet zyrtare shqiptare të youtube.com, për mungesë ardhjes se parave, edhe pse këto kanale vetëm kohëve të fundit kanë pasur probleme me pagesat e tyre p...

  • 11-04-2014
    Pjesa dërmuese e estradës sonë tanimë janë vetëdijësuar për t’i dalë në mbrotje produkteve të tyre muzikore, thuajse të gjithë kanë kontraktuar kompani të ndryshme që ruajnë dhe mbrojnë të drejtën autoriale të tyre dhe menaxhojnë videoprojektet e tyre në Youtube. Mirëpo jo të gjithë janë korrekt në punën e tyre, së fundi këngëtarja Shkurte Fejza ka hasur në probleme me kanalin zyrtar “Arkiva Shqip” ku tani e dy vjet është bërë pjesë e saj. Ka më se një vit që këngëtarja nuk është paguar fare nga “Arkiva Shqip”, përderisa ky kanal z...

  • 27-03-2014
    Kënga hymn, Xhamadani vija vija, e të madhes Shkurte Fejza, çdo ditë e më shumë po ngrihet në madhështinë e merituar ! 18 vjet më parë, brenda pak orëve, kompozitori Zef Çoba dhe poeti Alfred Çapaliku krijuan këngën aq shumë të njohur Xhamadani Vija Vija Tashmë kjo këngë që këndohet e dëgjohet gjithandej nga shqiptarët e të gjitha moshave është kthyer në një këngë mit, një këngë që frymëzon dhe lidh brezat. Për vetë motivin dhe frymëzimin që kjo këngë krijon, Top Channel e ka zgjedhur atë për të uruar të gjithë shqip...

  • 17-02-2014
    Edhe pse konsideron se është punuar përgjatë këtyre gjashtë viteve, këngëtarja Shkurte Fejza nuk del të jetë e kënaqur plotësisht. Ndonëse sipas saj arritjet janë bërë në disa fusha, por ka ende për t’u bërë, mbase edhe do të mund të ishte bërë edhe më mirë po të mos përfshihej korrupsioni thuajse në çdo fushë. Sipas Shkurtës njeriu asnjëherë nuk duhet të kënaqet me pak, por gjithmonë duhet të mundohet të arrijë edhe më shumë. Festa e Pavarësisë së Kosovës vazhdon të mbetet festa më e mirë për këngëtaren, mbase në këtë përvjetor ajo është e angazhuar me koncerte muzikore. Angazhimet e saj kanë nisur që nga data 14 shkurt, duke...
  • 08-02-2014
    Kemi dëgjuar shpesh ta quajnë ikona e muzikës popullore. Është kjo këngëtarja Shkurte Fejza e cila tash e sa vjet ruan me fanatizëm këngën burimore dhe e sjell në publik tingullin origjinal të muzikës sonë. Por edhe pse ka arritur të jetë njëra ndër emrat më të dashur të skenës sonë, këngëtarja Fejza nuk ndalet asnjëherë, ajo vazhdimisht punon në këngë të reja dhe vjen tek ne e freskët dhe me shumë dashuri. E në një këngë të re po punon edhe tani, kështu të paktën ka pohuar vetë ajo për gazetën Tribuna. “Jam duke punuar në këngë e...

  • 26-11-2013
    Vite të tëra pa qenë prezent në qytetin e besës dhe trimërisë, ndonëse ajo i ka kënduar atij duke ia ngritur edhemëtepër vlerat e namin. Ishte festa e Flamurit Kombëtar që i bëri sërish dibranët e Dibrës së madhe ta shijojnë prezencën dhe zërin e saj të shenjtë. Shkurte Fejza, u prit jasht mase nga publiku dibran, i cili ndoshta ishte i etur për atë, gjë të cilën e dëshmon prezenca aq masive e dibranëve ,si shenjë respekti, ku ajo në kohë të pakohë i këndonte Dibrës heroike. Veç saj, në këtë koncert madhështor, performu...

  • 19-10-2013
    Është një zonjë që ka shumë angazhime kur i referohemi koncerteve dhe shfaqjeve muzikore, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka kohë të ndjekë edhe modën e fundit. Shkurte Fejza, artistja e madhe e skenës shqiptare e shoqëruar me dy vajzat e saja, këngëtaren Gresa Behluli dhe vajzën tjetër më të vogël. Ajo është parë duke ndjekur sfilatën e mirëorganizaur ne “Prishtina Fashion Night” nga B Models, ku atë natë modelet dhe modelët kanë prezantuar veshjet vjeshtë-dimër 2013, si dhe fustane të mrekullueshme ku si duket kjo e fundit art...

  • 13-06-2013
    Këngëtarja e njohur shqiptare Shkurte Fejza sapo ka marrë cmimin ‘Mjeshtër i madh” që është cmimi më i lartë në fushën e artit. Ky cmim i është dhënë nga ana e Presidentit të Shqiperise Bujar Nishani në presidencën e tij. Këngëtarja e dekadave me plot meritë nuk është harruar edhe nga instuticioni më i lartë i Shqipërisë dhe për këtë është ndjerë shumë e lumtur.Për në ka treguar me shumë krenari vajza e Shkurtes, këngëtarja Gresa Behluli, e cila gjithmonë është gëzimi i arritjeve të saja. Ndryshe Shkurte Fejza njeihet si artistja që e...

  • 10-06-2013
    Intervisë me këngëtaren Shkurte Fejza, pak çaste pas pranimit te Çmimit -Artiste e popullit-, akorduar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.. (Intervistuar nga Faruk Tasholli) Përshëndetje zonja Fejza. Ju urojmë nga zemra mirënjohjen Artiste e Popullit nga Presidnti i Shqipërisë, Bujar Nishani! Falemnderit shumë. Si po ndjeheni në këto momente në kryeqytetin shqiptar kur merrni një mirënjohje kaq të rëndësishme? Ndihem e nderuar, e respektuar dhe e vlërësuar sepse dekorohem nga presidenti i Shqipërisë së ...

  • 11-03-2013
    Kengetarja e njohur Shkurte Fejza, ka anuluar te gjitha aktivitetet muzikore, pas i ati i saj nderroi jete ne shkurt te ketij viti. Fejza ka falenderuar organizatoret e koncerteve dhe aktiviteteve te saj muzikore per mirekuptim lidhur me anulimin e tyre prej dates 24 shkurt deri deri ne muajin prill. Nepermjet rrjeteve sociale ajo ka treguar mirenjohjen e saj per kete gje, sepse e di qe u ka sjelle komplikime por kane treguar ndjeshmeri te madhe me gjendjen e saj. Jave me pare, kengetares iu nda Mirenjohje nga Unioni i Shkrimt...

  • 27-11-2012
    Ka 40 vjet që i këndon bukur këngës së mirëfilltë shqiptare, ka afër 40 albume,e ndërsa në prag të 100- Vjetorit të Shtetit Shqiptar ka sjellë albumin 100 Këngë për 100 vjetor. Kjo është këngëtarja Shkurte Fejza që rrëfen në këtë numër festiv për gazetën tonë, dashurinë e saj të madhe duke bashkëjetuar me këngën. E identifikuar me këngën popullore ky si taban ka patriotizmin, këngëtarja e njohur tregon se nuk ka qenë e lehtë të këndosh kështu, sidomos në vitet më parë, ndërsa për këngët të cilat kanë ardhur këtë vit kushtuar 1...


Faqet:
1
>

» Dërgo Një Lajm »




teksteshqip.com © 2007 - 2017