>
BIOSHQIP

Shpat Kasapi Pas Ndarjes Nga Afërdita...

19-04-2014
Që pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj, si duket Shpatit nuk i shkon mirë.

Ka kohë që nuk ka edituar ndonjë këngë të re, ndërsa dy nga baladat që i ka nxjerr deri më tani "Kush të ndau prej meje" dhe "Mëkatar" ishin ndër më të përfolurat pas ndarjes pasi që në portale të ndryshme dolën fjalët sikur këto këngë ishin shumë të përshtatshme me rastin të cilin i ndodhi këngëtarit të njohur. Kanë kaluar muaj që nuk ka realizuar ndonjë projekt të ri por koncertet për të nuk kanë munguar, kanë munguar vetëm paraqitjet televizive, por si duket ai i tejkalon këto intervista me vet shkakun që t'i ikë debatit në lidhje me ndarjen. Në fotot e siguruara së fundi, këngëtari i njohur shihet duke pirë e duke u dehur, por për këtë nuk e dimë nëse i ka fajet dashuria, pasi për momentin nuk ka ndonjë femër në krah.
(Express)

Shpat Kasapi Pas Ndarjes Nga Afërdita...