BIOGRAFIA: Shpresa Gashi është një këngëtare e njohur dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo e lehtë dhe klasike. Shpresa Gashi rrjedh nga një familje e vjetër qytetare në të cilën është kultivuar dhe trashëguar nëpër breza dashuria për muzikën dhe artin. Gjyshja e Shpresës, Nicë Gashi, ka luajtur shkëlqyeshëm në instrumente harkore, si violinë etj. E ëma e Shpresës, Gjina Ndueleshi-Gashi, ishte këngëtare, tezja, Jozefina, poashtu një kusherirë e saj e parë, Gongja, ishte soprano me emër në Kosovë. Ndërkaq babai i Shpresës ishte i pasionuar pas fotografisë. ...
{{uname}}