TEKSTESHQIP

Sidorela Zeqaj
Po Më Thërret Toka
Lyrics

Ah moj nënë kam shumë mall
Sa u bëmë pa u parë
Loti më rrjedh dalëngadalë
Ah kurbet ç'më dogje zjarr

Isha në kurbet
Rrija dhe mendoja
Më thanë ku vete
Po më thërret toka
Nëna po më pret
Mbushur në lot
Si mëhalla jonë
Nuk e gjen në botë 2x

Ah moj nënë kam shumë mall
Sa u bëmë pa u parë
Loti më rrjedh dalëngadalë
Ah kurbet ç'më dogje zjarr 2x

Këtu e kam folenë
Këtu më rri sahati
Aroma e detit
Dhe lisat e malit
Gushëbardha zë
Më thuaj djalo
Si mëhalla jonë
Nuk e gjen në botë 2x

Ah moj nënë kam shumë mall
Sa u bëmë pa u parë
Loti më rrjedh dalëngadalë
Ah kurbet ç'më dogje zjarr 2x

Ah kurbet
Durimi më mban
Fëmijët m'i more nga vatani
Halli i bëri
Për halle u shpërndanë
Se halli hallit nuk i ngjan
Atdheun e deshën
Do ta duan gjithë jetën
Si toka mëmë s'gjen vend tjetër
Një ditë do të kthehen se i do mëhalla
Të marrin një valle si më përpara

Ah moj nënë kam shumë mall
Sa u bëmë pa u parë
Loti më rrjedh dalëngadalë
Ah kurbet ç'më dogje zjarr 2x
INFO
Në mënyrë që impakti të jetë sa më i natyrshëm, ky krijim muzikor është përcjellë i punuar nga ana vizuale me klip muzikor, i cili u publikua me datë 7 Qershor 2018.