Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Ndihem E Cuditshme

Ndjehem e çuditshme
Më duket se ç'do ditë të jetës sime
E kam kaluar me ty.
Kam ndjenjën se të kam pranë,
kam ndjenjën se ti ende po më mbron përtej asaj
largësie të pafund.
Unë ende po jetoj me ty,por nuk e di a po jeton edhe ti me mua.?
As drita e diellit nuk mi ka verbuar sytë
sa mi ka verbuar shkëlqimi i syve të tu.

Ah!!!!
Sa më mungon ai shkëlqim.
Më mungon aq sa më mungon ti.
Nëse dashuria është kaq e ç'mueshme
pse Zoti e nderpreu atë.?
Më mungon zëri yt ëngjëllor
Kam shumë nostalgji për aromën e lëkurës tënde,
më shumë se ç'do gjë më mungon ajo.

Sot ndjehem e çuditshme,
sepse kam gabuar shumë herë me ty.
Të kam bërë të ndihesh keq,
e për çudi asnjëherë nuk jam penduar më shumë se sot,
dhe sot më shumë se kurrë po ndjej nostalgji për Ty......

Të humba përgjithmonë por ende e ndjej pranin tënde tek unë

- poezi nga Simona Shalcanj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet