>
LETERSISHQIP

Boll Më

Çfarë është kjo gjendje e jotja kështu...

Shikoje veten ne pasqyrë je zbehur kaq shumë, dukesh shumë e lodhur..

Për çfarë? Për një njëri, për një dashuri..?

Pse je bërë kështu sikur nuk ka më shpresa për ty, sikur nuk do të bëhesh asnjëherë mirë..

Vetëm je duke u ftohur për çdo ditë më shumë, nga njerëzit, nga vetja, nga jeta..?

A ja vlen? Më thuaj a është qëllimi i jetës vetëm dashuria..?

A vetëm kjo është jeta..? Vetëm kaq..?

Të ka braktisur një njëri që e ke dashur dhe kaq? Ka mbaruar gjithçka tani..?

E di.. të kuptoj se çfarë je duke përjetuar por kjo është e tepërt, është e keqe.. është e hidhur..

Je aq e palumtur, je aq e pashpresë sa je duke menduar se zoti të ka harruar ty..

Ti mund ta harrosh zotin por ai nuk te harron asnjëherë ty..

E din pas çdo vështirësie vjen lehtësimi..

Me të vërtetë vjen... ta them nga vetja..

Prandaj eja ne vetë.. 

Dhe kuptoje që ti ke vlerë, që ti mundesh edhe pa atë person..

DËRGOI: