>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja nga Gjilani, me zërin e saj margaritarë, të pa zëvendsueshëm, një zë magjik, iu është përkushtuar muzikës popullore dhe ka dhënë kontributin e saj për ruajtëjen dhe kultivimin e kulturës kombëtare. E vetdijshme se duhet shumë punë, angazhim, disiplinë, ajo nuk qe nga ata zëra të bukur, të cilët shuheshin mbrenda pak kohe, por me punë e përkushtim, me rrespektim të skenës e publikut, i mbeti besimtare dhe e pa lëkundur këngës së traditës. Ai zë i ëmbël melankolik, njomak, i cili dikur jehonte në rajonin e AnaMoravës, u bë zë i njohur në hapësirat shqiptare dhe mërgatë, kudo ku ndodhen artdashësit shqiptarë. Është bija që ruajti kulturën e trashëgimisë sonë, asnjë çast nuk e infektoj me elemente të huaja, me shund e kiç, por kultivoj një këngë të pastër shqipe. Artistët që dijnë të vlerësojnë kulturën, vërejnë se ajo në këngën e saj ka ruajtur kombëtaren, atdhe dashurinë si motiv qenësor, por ka kultivuar edhe motive tjera të këngëve qoftë edhe të dashurisë, i ka kultivuar dhe kanë mbetur nëpër kohë të kërkuara dhe të sukseshme.

Bashkëpunimi me kompozitorët, teksti i mirë i këngës, puna e saj me përkushtim i kanë dhënë shpirt këngëve të saja, të cilat i kërkon shumë artdashësi ynë. Padyshim këtë sukses e ka arritur edhe me mbështetje nga prindërit dhe shoqëria, nga se kohën kur Sirie Gagica nisi këngën, ishte kohë ku këngëtaret tona shiheshin me një sy krejt ndryshe edhe para publikut tonë, e mos të flasim para pushtetit të atëhershëm. Ajo punoj me përkushtim e maturi, nuk nxitoj në sasi inçizimesh, nga se e rëndësishme ishte cilësia, ate që e këndoj e bëri hit, i dha shpirt, e mbolli në zemrat e artdashësve, dhe mbetet e dëshiruar kënga e saj tek shumë adhurues. Ajo i dha një identitet këngës së saj, kudo ku ajo këndoj, në dasma, koncerete apo festivale. Qëllimi i saj nuk ishte përfitimi material, por shpirtërorja, këngën e këndoj dhe e këndon me dashuri shpirtërore.

Ajo në këngë është vetvetja, asnjëherë nuk është munduar të emitoj dike, ka stilin e vet të këngës dhe e ruan me pedantëri. Kënga është burim i trashëgimisë, e cila përcillet nëpër breza. Se a e ka trashëgimi këngën ajo, këtë nuk e dij mirë, nuk kam njohuri, por këngës i paraprijnë edhe dhunëtia, përkushtimi dhe pasioni.

Kënga dhe poezia janë të lidhura me shpirtëroren, për të shprehur fuqimisht ate që ndjenë në shpirt. Të dish të këndosh do të thotë të jesh e pasur me ndjenja shpirtërore, të kesh mjeshtri në zë dhe interpretim, i cili lëkund shpirtin e artdashësve, zgjon ndjenjat dhe mendimet e tyre, bëhet mrekulli në shpirtin e artdashësit, kënga mjeshtrore përcjell mesazhe të fuqishme, ngulitet në zemrat e artdashësve dhe u qëndron kohërave. Treva e AnoMoravës është një trevë me pasuri të pashterrshme kulturoro-kombëtare, në gjirin e saj janë rritur artist të sukseshëm të këngës, poezisë e artit, e në mes tyre ka ndezur yllin e saj të ndritshëm edhe këngëtarja jonë Sirie Gagica. Ajo vite me radhë ka dhënë kontributin e saj të artit të kësaj fushe, e gjindur në koncerte e festivale, në organizime kombëtare, shënime të ndryshme kulturore, dasma e ahengje, duke demonstruar vlera të mirëfillta, të cilat kudo janë pritur ngrohët në praninë e artdashësve, i kanë qëndruar dhe do të u qëndrojnë kohërave. Në muzikëka disa gjëra interesante, diçka pëlqehet më shumë, diçka më pak, madje për këtë duhesh të kesh vesh i cili di të vlersoj, të kesh njohuri në kulturë, të kesh edhje ndjenja shpirtërore.

Dikush sot sikur muzikën e dëgjon me vesh të shurdhër, e përzgjedh mes syrit, ku disa këngëtare në skenë lakuriqësohen, kërcejnë pa kontrollë e ulurisin më tepër për hirrë të interesave materiale, ka dëgjues që më shumë se vlerën dhe kulturën don lakuriqësinë dhe ulurimën, qoftë ajo e përzier me elemente turko-sllavo-greke, etj. Po Sirije Gagica është një këngëtare vlerash, me një pedantëri e rrespekt për skenën, publikun, me përzgjedhje vlerash të pastërta shqipe, e cila nuk e qanë kokën për sasi ulurimash, as për interesa materiale, por me krenari ruan dhe kultivon begatinë kulturore, për çka jemi krenar edhe ne. Ajo ka meritë të veçantë për të arriturat në fushën e artit, mbështetja e publikut për te është dekorata më e madhe. Ajo është e vlerësuar nga artdashësit e muzikës, për kultivim domethënës, artistik, fisnike e kultivimit të trashëgimisë sonë kulturoro-kombëtare. Ne ndjehemi krenar me sukseset e saja dhe i dëshirojmë shëndet e të mbara në sukseset e mëtejme.
KATEGORI: