>
LETERSISHQIP

Në Një Rrugë Me Diellin

Të mbolla në shpirt sikur të ishe pemë,
Roja jote jam gjersa të rritesh,
Nëse pritet te kjo pemë qoftë edhe një degë,
Është njëlloj sikur njëri krah mua të më pritet!

Ajo degë mund të thyhet edhe nga era,
Po asnjë me erën nuk mund të matet
Do të thërras që të vijë vetë zemra,
Ku banojnë dashuria dhe mëkatet!

Jam në të njejtën rrugë me diellin
I flas erës, ajo nisi të fryjë,
I flas shiut e ai nisi të bjerë,
I f las natës e ajo bëhet ditë menjëherë,

Të mbolla në shpirt sikur të ishe pemë,
Roja jote jam gjersa të rritesh,
Nëse pritet te kjo pemë qoftë edhe një degë,
Njëlloj është sikur krahu im të pritet!