>
BIOSHQIP
Biografia
Stanaj është një këngëtar / kompozitor i lindur dhe i rritur në Nju Jork. Si një interpretues i ri, duke kënduar që kur ishte 6 vjeç, Stanaj ka performuar në shumë vende në të gjithë Amerikën dhe në Evropë. Ai iu dha mundësia në moshën 14 vjeçare për të kenduar për Papa Benediktin e XVI. Zëri i tij i patëmetë dhe shpirtëror shkelqeu ne performancën e tij vokale hapjen e Dancing With The Stars në vitin 2014. Aktualisht është në studio duke punuar me producentët The Internz dhe Stereotypes (Justin Bieber, Mary J. Blige, Rihanna, Neyo, etj). Kim Kardashian publikoi në faqen e saj në Twitter një këngë të kënduar nga këngëtari shqiptar, Stanaj. Me sa duket Kim Kardashian e njeh Shqipërinë sepse në citimin e saj, ajo përmend Stanaj, i cili po punon me disa prej emrave më të mëdhenj në Amerikë, si Drake. Në videon e ‘coverit’ të këngëtarit të ri për këngën “Only One” nga Kanye West, Kim ka shkruar: “Sa i ëmbël është ky djaloshi i ri shqiptar Stanaj duke kënduar “Only One”, u shpreh Kim. Epo është fat të të përmendë emrin Kim Kardashian, ndaj ylli do i ndricojë dhe shqiptarit Stanaj. Nuk do jetë larg dita kur do i dëgjojmë emrin krah të mëdhenjve në muzikën amerikane.

Më datë 17 Tetor 2016, Stanaj publikon videoklipin "Ain't Love Strange".

Në vitin 2016, Stanaj publikon albumin "The Preview Ep".

Më datë 7 Shkurt 2017, Stanaj publikon videoklipin "Bad Woman".

Më datë 14 Prill 2017, Stanaj publikon videoklipin "Romantic (Notd Remix)".

Në vitin 2017, Stanaj publikon albumin "From A Distance Ep".

Më datë 22 Qershor 2018, Stanaj publikon videoklipin "Dirty Mind", në bashkëpunim me Ty Dolla Sign.

Më datë 10 Tetor 2018, Stanaj publikon videoklipin "Amorfoda".

Më datë 8 Mars 2019, Stanaj publikon videoklipin "Sweat (When I Think About You)".

Më datë 15 Mars 2019, Afrojack publikon videoklipin "Sober", në bashkëpunim me Rae Sremmurd & Stanaj.

Më datë 28 Qershor 2019, Stanaj publikon videoklipin "Love Me".

Më datë 12 Mars 2021, Stanaj publikon videoklipin "Last Girlfriend".
KATEGORI: