Më mbaj mend (për 1 muaj)

Stelina

Stelina
  • Emri i Vërtetë:
  • Valmire Sylejmani
  • Vendlindja:
  •  
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  40
Këndon kryesisht: pop

Stelina është këngëtare e njohur. Ajo është politologe në profesion, aktualisht drejtoreshë e administratës së përgjithshme në Mitrovicën e Jugut. Një tjetër dimension i profilit të saj është edhe ai artistik. Emri i vërtetë i Stelinës është Valmire Sylejmani, është nga Mitrovica dhe ka filluar të këndoje në vitin 2010.

Më datë 28 Janar 2010, Stelina publikon videoklipin "I Njejt Si Krejt".

Në Qershor 2011, Stelina merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "A Leh Leh Ah".

Më datë 4 Korrik 2013, Stelina publikon videoklipin "Gjejeni". Muzikën e ka punuar Bahri Zariqi, kurse tekstin Ajet Bejiqi. Videoklipi shfaq sharmin dhe elegancën e Stelinës në baladë dashurie dhe e bën që të ketë një start serioz dhe një promovim me plot meritë. Me këtë këngë, Stelina u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 13 (2014), Zhurma Show 2013 (2013), Celësi Muzikor 7 (2013), ku fitoi çmimin si artistja më e mirë.

Në Maj 2014, Stelina ka publikuar projektin e saj të radhës, “Le ta din”. Projekti me video ka skena hot dhe është në linjë me konturat e aktrimit. Kënga është punuar nga Massive Production në bashkëpunim me Max Production.

Në Nëntor 2014, Stelina merr pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Aj Aj Aj", në bashkëpunim me Ghulo Esta.

Më datë 30 Janar 2015, Stelina publikon videoklipin "Mos", në bashkëpunim me Blasta. Muzika e këngës u punua nga Bahri Zariqi, teksti u shkrua nga Blasta, Ghulo. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 10 Nëntor 2019, Stelina konkurron në festivalin “Kënga Magjike” në kategorinë “New Artist” me një këngë të cilën ia ka dedikuar vajzës së saj, si dhuratë për ditëlindje. Nëpërmjet këngës “Je ti”, Stelina përcjell një mesazh për të gjitha nënat që t’ia dalin të shijojnë mëmësinë pa marrë parasysh sfidat e jetës.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

Asnjë Koment


Pjesëmarrja Në Festivale:



Lajme Showbiz:

Më shumë artikuj nga Stelina »

Komente 0