TEKSTESHQIP

Syrja Etemi
Dervish Cara
Lyrics

VDESIM KOKË PËR KOKË
(Kushtuar Dervish Carës)

Në furtuna besa-besë
Trimat shkojnë përpara,
Hypur n`kalë me jataganë,
U prin Dervish Cara.

I shkoi fjala padishahut
Nga djemt e k`saj toke:
“Do t`i dalim zot Pollogut,
Ja vdesim kokë për koke”.

U tërbua bisha e egër,
Nga goja qet vrer,
I shtrëngoi nga Stambolli
Pesë mijë jeniçerë.

Nga Divani dha haber,
Flet me gjyle t`topit:
“T`mi faroni Arnautët,
Rajën e Kastriotit”.

Ngjeshen hutat,ngrehen shpatat,
Ushton Pollogu e Sharri:
“Robërinë shekullore
S`e duron shqiptari!...

Jemi rritë me shpatë e huta
Ne bijtë e këtij trolli;
Kështu na mësoi Nënë Teuta
Edhe Babë Agroni”.

DËRGOI: