TEKSTESHQIP

Syrja Etemi
Ne T'na Ndije Krajli Zanin
Lyrics

(Me rastin e nëntëdhjetëvjetorit të betejës shqiptaro-
sërbe ,në Sllatinë –në vitin 1915)

Krajli sërbit ka dhënë urdhër:
“Do ta shkelim Allbanin!...
Kush del para e na zë udhën,
Do ta bëjm` krejt shkrum e hi…”.

N`Grykë t`Vardarit,Jorgoviçi*
Zu llogoret me ushtri,
Turfulloi kryeviçi,
Kësulëbardhët don t`i përpi…

N`Qafë t`Sllatinës përbiu Qafiri-
Barkun esull të bëjë zarar,
N`pritë i doli Mollë Beqiri*
Vet i pesëdhjeti shqipëtar.

N`Lugj te Reka,luftën nisi
Me asqerë serbian,
S`e ka Mali s`e ka Fisi
Ma dahi e ma azgan.

“N`kamë,o burra!Pushkën n`sy…
Ne t`na ndijë krajli zanin!
Se shqiptari me trimëri
E mbron nderin e Vatanin.”

Krisi pushka,u bë beteri
Derdhet gjaku si n`kasaphanë,
N`Malësi t`Sharrit u dha haberi
Ngrihen burrat krejt në kamë.

Beqir `Kuli –burrë I zoti
Sikur top po I bën huta.
“Gajret trima e u ndihmoftë Zoti,
Se mbi “Shapkën” fitoi “Lurka”.