Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tingulli 3nt Ndez Diskon “Enjoy”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  11
[04-11-2013]
Në një nga ambientet më të frekuentuara të shqiptarëve në Diasporë në disko Enjoy në natën e fundit të muajit tetor është organizuar një koncert madheshtor. Kanë qenë djemtë e grupit ‘Ting 3’ të cilët e kanë ndezuar atmosferën gjatë kësaj nate ku edhe ne ishim dëshmitarë dhe ku shikuam se të gjithë të pranishmin e shumtë të cilët kishin ardhur nga të katërt anët ku jetojnë shqiptarët, u argëtuan deri në orët e parë të mëngjesit. Atë natë së bashku me grupin kanë kënduar edhe këngëtarët Sinan Vllasaliu dhe Viola të cilët i kanë ngritur në vallë të gjithë. Disko Enjoy që ndodhet në Stuttgart menaxhohet mjaft mirë nga pronarët Samir Gërvalla dhe Musa Karrica, të cilët falë punës së tyre bëjnë që në këtë ambient të këndohet dhe kërcehet kënga shqiptare duke ftuar për shqiparët të diasporë artistët më të mirë. Mësojmë gjithashtu se ‘Disco Enjoy’ është duke u përgaditur për të sjellë një mbrëmje madhështore me artistët me me zë në trevat shqiptare dhe kjo do të ndodhë për festën e 101 Vjetorit të Pavarësisë, ku më 30 Nëntor do të këndojnë për të gjithë shqiptarët atje Elvana Gjata, Gena dhe Bajram Gigolli.
 (Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet