>
BIOSHQIP
Biografia
Tingulli Trent kane bere nje revulucion ne muziken shqipe si dhe kane thyer shum Rekorde ne Shqipëri dhe Kosove. Getoar Selimi, i njohur edhe si Ghetto Geasy apo Geti, u lind më 3 korrik 1982 në Prishtinë. Është një rap këngëtar shqiptar nga Kosova. Getoari filloi te merrej me muzik qysh heret ne vitin 1994 ku filloi ti inçizonte kenget i tij te para. Beri nje kenge me Anita Vukpalaj te quajtur "Rap Adhuroj". Ne vitin 1996 Getoari bashkëpunoi me Jeton Topushen dhe Besa Gashin me ç'rast grupi mori emrin e tre tingujve "Tingulli 3". Mirëpo pas dy këngëve të realizuara arrin deri në ndërprerjen e bashkëpunimit. Në grup hyn Agon Sylejmani (BIG XIG), i lindur në Prishtin më 28 korik te vitit 1982. Getoari vendosi të vazhdojë ta mbaj emrin "Tingulli 3". Pas dy vitesh lindi idea që të formohej një rep klan dhe u formua klani i quajtur "Kosova OutLawz Clan". Me kete rast "Tingulli Trent" beri bashkpunime me shumë kengtarë/grupe te njohura si "Etno Engjujt", "Hilja e jetes", "Ritmi i RRuges" etj. Pas ketyre kengeve pati mosmarrveshje mes grupeve dhe ky klan u shperbe. Geti dhe Agoni (Tingulli Trent) vazhdojne karrieren e tyre.

Në vitin 2000, Tingulli 3Nt publikojnë albumin "Prishtina Fuckin' City". Ky ishte albumi i pare Hip-Hop\Rap shqip qe kishte thyer shume tabu duke u nisur nga shprehjet eksplicite ne kenge ose publikisht dhe duke shitur me mijera kopje ne te jitha trojet shqip folese.

Në vitin 2002, Tingulli 3Nt publikojnë albumin "Alboomi I 2-Te". U titullua keshtu sepse pritej te ishte nje BOOM dhe ashtu edhe ndodhi. Permban hitin e pakrahasueshem te asaj kohe "LLokum me ara".

Në Maj 2003, Tingulli 3nt marrin pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 2 me këngën "Llokumi Me Arra".

Në Qershor 2003, Tingulli 3nt marrin pjesë në VFM 2003 me këngën "Llokumi Me Arra".

Në vitin 2004, Tingulli 3Nt publikojnë albumin "I 3nt". Ata sollen nje album shume profesional e me shume hite si: "Bal 3D", "Muzika jone", "Mustafa", "Vesa" etj.

Në Qershor 2005, Tingulli 3nt marrin pjesë në VFM 2005 me këngën "I Trent", në bashkëpunim me Fatime Kosumi.

Në Qershor 2006, Tingulli 3nt marrin pjesë në VFM 2006 me këngën "Dridhe (Sa Bythen E Mire)", në bashkëpunim me Çiljeta.

Në vitin 2006, Tingulli 3Nt publikojnë albumin "Babes". Secili mund ta gjej veten nen tingujt e ketije albumi. Secila kenge pothuajse u shendrua ne nje megahit, por rekordet u thyen nga kenga "Dridhe" ne bashkepunim me Ciljeten, i cili single qe i parapriu albumit. Me pas erdhi "Te 2" me Elvana Gjaten, "Little Mommy" me Stine etj.

Në Dhjetor 2006, Tingulli 3nt marrin pjesë në Zhurma Show 2006 me këngën "T2", në bashkëpunim me Elvana Gjata.

Në Prill 2007, Tingulli 3nt marrin pjesë në VFM 2007 me këngën "T2", në bashkëpunim me Elvana Gjata.

Në Dhjetor 2008, Tingulli 3nt marrin pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Kalle Sonte".

Në Dhjetor 2008, Tingulli 3nt marrin pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Pika Per Vesh".

Në vitin 2008, Tingulli 3Nt publikojnë albumin "Pika Per Vesh". Kishte me pak kenge se albumet e tjera, por qe nuk diksutohej per suksesin dhe profesionalizmin e grupit. Brenda nje jave u shiten 8000 kopje dhe ky album vazdhdon te shitet akoma me hitet si "Kalle sonte", "Me merr" me Soni Malaj, "A po don kesh" me Dj Blunt etj.

Në Maj 2009, Tingulli 3nt marrin pjesë në VFM 2009 me këngën "Me Merr", në bashkëpunim me Soni Malaj.

Ne vitin 2010, Getit i erdhi idea qe te formonin nje Label te quajtur "BABASTARS". Ne kete Label u bashkuan: Tingulli Trent, Skillz, TDS, Stresi, Cozman dhe nje numer i madh DJ.

Më datë 17 Gusht 2010, Tingulli 3nt publikojnë videoklipin "I Kom", në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu. Muzika e këngës u punua nga Zzap And Chriss, ndërsa për orkestrimin u kujdes Zzap And Chriss. Videoklipi u prodhua nga Max Production. Me këtë këngë, Tingulli 3nt u paraqit në këto festivale: Netët e Klipit Shqiptar 10 (2011), Zhurma Show 2010 (2010).

Në Maj 2011, Tingulli 3nt marrin pjesë në VFM 2011 me këngën "Ani Ani Syn", në bashkëpunim me Flori.

Në Qershor 2011, Tingulli 3nt marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 10 me këngën "Ani Ani Syn", në bashkëpunim me Flori.

Në vitin 2010, Tingulli 3Nt publikojnë albumin "Ma I Madhi N'ven". Titulli tregon pushtetin e ketij grupi ne majen e suksesit. Ketu gjejme hite si "Ma i madhi n'ven", "Asnihere", "Ani Syn" me Florin e deri te "I Kom" me Ermal Fejzullahun.

Më datë 29 Maj 2012, Tingulli 3nt & Skillz publikojnë videoklipin "High". Me këtë këngë, Tingulli 3nt & Skillz marrin pjesë në Netët e Klipit Shqiptar 11 në vitin 2012.

Më datë 19 Maj 2013, Tingulli 3nt publikojnë videoklipin "Po T'shoh Permas". Me këtë këngë, Tingulli 3nt u paraqit në këto festivale: SVFM 2014 (2014), Zhurma Show 2013 (2013).

Më datë 14 Qershor 2014, Tingulli 3nt publikojnë videoklipin "Jasha". Muzika e këngës u punua nga Kico N Torch, teksti u shkrua nga Getoar Selimi. Videoklipi u prodhua nga Entermedia. Me këtë këngë, Tingulli 3nt marrin pjesë në Zhurma Show 2014 në vitin 2014. Per vetem 24 ore, kjo kenge mori rreth 300.000 klikime dhe vazhdon te degjohet.