>
BIOSHQIP
Biografia
Tregu muzikor shqiptar i ka të rralla grupet, e përveç tyre edhe këngëtarët që e kultivojnë muzikën e mirëfilltë, por sido që të jetë,m numërojmë akoma disa prej tyre. Të tillë janë TRIIIO Grup, i përbërë nga tre djem shumë të talentuar nga Gjakova, të cilët së bashku kanë nisur rrugëtimin tash e sa kohë për krijimin e një grupi që kultivon muzikën e duhur. Adhurim Grezda (vokalist), Dalvin Mamusha (violinë), dhe Endrit Xërxa (kitarë), janë treshja që së bashku kanë formuar TRIIIO Grup, të cilët jo më larg se para për festat e fundvitit, patën një prezantim të shkëlqyer në një nga programet festive të KTV-së. Lidhur me aktivitetet e tyre, dhe planet për projektet e reja, në një bisedë të shkurtër për Telegrafin, foli kitaristi i grupit, Erblini, i cili tregoi në pika të shkurtra detajet rreth aktiviteteve të tyre më të fundit. “Ne kemi pas një prezantim për Vit të Ri në programin festiv të KTV-së, strategjia jonë e të kënduarit është pak më ndryshe, pasi ne zgjedhim të performojmë këngë të vjetra qytetare, të cilat më pas me një aranzhim tonin ndryshe, i sjellim në një version pak më modern, she të pëlqyeshëm për veshin e publikut, tha Endrit Xërxa. Ai tregoi se TRIIO si grup mbajnë edhe shumë koncerte, dhe janë të kërkuar kryesisht jashtë vendit. TRIIO Grup duket të jetë ndër grupet më unikë të tregut, dhe këtë e tregon stili i tyre i të kënduarit para publikut, gjersa pritet që së shpejti të shohim edhe projekte të reja dhe interesante, të realizuara me klipe nga grupi në fjalë.
KATEGORI: