Stori
U bashkërenditën me shekuj
Si romakët po ashtu edhe bizantët
Vazhduan osmanët pastaj partizanët
Mjerimi vazhdoi agonia nuk na fundosi.
Drita Dardane shëndriti horizontin
Bekimi dhe shpresa shënuan fillimin
Erupcioni i ndjenjave burrërore shkëlqeu
Nesër është dita e kushtrimit.
Jehon burri jehon burrnesha
Gjëmon mali gjëmon kalaja
Lutet fëmiu lutet pleqëria
Armët flasin flet ushtrija.
Burrat vendosin vendos burrëria
Lulëzojnë fushat lëkunden malet
Mëmëdheu krenar Lidhja e Prizrenit legjendare
Shekuj shqiptar ardhmëria shqiptare.
Buzëqesh fëmija buzëqesh fëmijëria
Shpërthen drita shpërthen ardhmëria
Rilind fitorja rilind rinia
Feston Kosova feston SHQIPTARIA.
- Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
- U dërgua nga Tyran J Spahiu -
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}
Më shumë nga Tyran Prizren Spahiu
Komente 0